Aparteidi

Aparteidi (Afrikaans: ndarje, veçim) është doktrinë politiko-shoqërore në Republikën e Afrikës së Jugut e cila ekziston që nga viti 1948: Nëpërmjet ndarjes politike, sociale, ekonomike dhe hapësinore të racave synohej arritja e një zhvillimi të ndarë në të gjitha fushat. Politika e Aparteidit u hodh poshtë nga gati të gjitha vendet e botës, pasi ajo çonte drejt shtypjes së të gjithë afrikanëve "jo të bardhë" të Afrikës së Jugut dhe forconte sundimin e pakicës së përbërë nga të bardhët.Aparteidi shkaktoi izolimin politik të Afrikës së Jugut. Organizatat politike të afrikanëve zezakë iu kundërvunë Aparteidit që në fillim. Në vitin 1990/91, nën qeverisjen e presidentit De Klerk u anuluan të gjitha ligjet e Aparteidit; Në vitin 1993/94, të gjitha racat fituan barazinë politike. Regjimi i Aparteidit i Afrikës së Jugut, në gjithë botën u bë sinonim i padrejtësisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.