Gjuha islandeze

Islandishtja është gjuhë veriore gjermanike edhe gjuha zyrtare e Islandës. Është gjuhë indoevropiane e cila i përket degës veriore gjermanike ose nordike të gjuhëve gjermanike. Historikisht, ishte gjuha më perëndimore e gjuhëve indo-evropiane para kolonizimit të Amerikave. Islandishtja, feroishtja, nornishtja edhe norvegjishtja perëndimore bënin pjesë në nordiken perëndimore, danishtja, norvegjishtja lindore dhe suedishtja bënin pjesë në nordiken lindore. Norvegjishtja e re (moderne) bokmål, është ndikuar nga të dyja grupet, duke drejtuar gjuhët nordike të ndahen në gjuhët kontinentale skandinave edhe në gjuhët nordike ishullore (duke përfshirë islandishten)

Shumica e gjuhëve europiane perëndimore kanë nivele të reduktuara të lakimit (dhe zgjedhimit), veçanërisht lakimit të emrave. Në ndryshim, islandishtja ruan një gramatikë sintetike katër-rasore krahasuar me gjermanishten, ndonëse goxha më të ngurtësuar dhe të zgjeruar. Ngaqë islanidshtja është në familjen gjermanike, e cila në tërësi, ka reduktuar sistemin rasor indo-evropian, është shumë larg gjuhëve balltike edhe sllave të familjes indo-evropiane, shumë prej të cilave ruajnë gjashtë ose më shumë rasa. Islandishtja dallohet nga një klasifikim të gjerë të lakimeve të çrregullta. Islandishtja, gjithashtu ka shumë shembuj ‘rasës’ së zhdrejtë pa asnjë kryefjalë, pak a shumë si latinishtja. Për shembull shumica e shkurtimeve që gjenden në gjuhën latine kanë një korrespondencë në dhanoren e islandishtes. Ngurtësimi i gjuhës islandeze edhe izomorfizmi rezultant i ngjashëm me nordiken e vjetër (e cila cilësohet në mënyrë ekuivalente edhe si islandishtja e vjetër nga gjuhëtarët) nënkupton se islandezët modernë mund të lexojnë lehtësisht Edat, sagat edhe klasikë të tjerë të gjuhës nordike të vjetër të krijuara ndërmjet shekujve X dhe XIII.

Shumica dërrmuese e folësve islandezë – afërsisht 320.000 – jetojnë në Islandë. Më shumë se 8.000 folës islandezë jetojnë në Danimarkë prej të cilëve afërsisht 3.000 janë nxënës. Gjuha flitet gjithashtu nga 5.000 njerëz në SHBA edhe nga më shumë se 1.400 në Kanada, veçanërisht në provincën e Manitobës.

Ndërkohë që 97 % e popullsisë konsiderojnë islandishten gjuhën e tyre amëtare, gjuha është në rënie sidomos në Kanada. Folës islandezë jashtë Islandës përfaqësojnë emigrimin e përkohëshëm në pothuajse të gjitha rastet përveç Gimlit në Manitoba që është themeluar më 1880.

Instituti Árni Magnússon për Studime Islandeze shërben si qendër për të ruajtur dorëshkrimet, studimin e gjuhës edhe letërsinë mesjetare. Këshilli Gjuhësor Islandez që përbëhet nga përfaqësues të universiteteve dhe të arteve, gazetarë edhe nga Ministria e Kulturës, Shkencës edhe Arsimit, këshillon autoritetet në lidhje me politikën gjuhësore. Që nga viti 1995, më 16 nëntor çdo vit, ditëlindja e poetit të shekullit XIX Jónas Hallgrímsson festohet si Dita e Gjuhës Islandeze

Destinations