हरिमन्दिर साहिब

( Harmandir Sahibi )

Sri Harmandir Sahibi (Banesa e Zotit) (në gjuhën panxhabe: ਹਰਿਮੰਦਰ ਸਾਹਿਬ), i quajtur edhe Sri Darbar Sahibi (në gjuhën panxhabe: ਦਰਬਾਰ ਸਾਹਿਬ, dəɾbɑɾ sɑhɪb) dhe në mënyrë informale i konsideruar si Tempulli i Artë, është Gurdvara më e shenjtë e Sikizmit, e vendosur në qytetin e Amritsarit, në Punxhabin indian. Amritsari (fjalë për fjalë do të thotë depozita e nektarit të përjetësisë) u themeluan në vitin 1577 nga guruja i katërt Sikh, Guru Ram Dasi. Guruja i pestë Sikh, Guru Arjani, e projektoi Harmandir Sahibin për tu ndërtuan në qendër të depozitës së shenjtë dhe deri në ndërtimin e tij, vendosi Adi Granthin, shkrimin e shenjtë Sikhist, brenda Harmandir Sahibit. Kompleksi i Harmandir Sahibit është gjithashtu shtëpia e Akal Takhtit (froni i të pakohut), i ndërtuar nga guruja i gjashtë, Guru Hargobindi. Ndërsa Harmandir Sahibi vlerësohet si shtëpia e atributit shpirtëror të Zotit, Akal Takhti është vendi i autoritetit tokësor të Zotit.

...Lexo akoma

Sri Harmandir Sahibi (Banesa e Zotit) (në gjuhën panxhabe: ਹਰਿਮੰਦਰ ਸਾਹਿਬ), i quajtur edhe Sri Darbar Sahibi (në gjuhën panxhabe: ਦਰਬਾਰ ਸਾਹਿਬ, dəɾbɑɾ sɑhɪb) dhe në mënyrë informale i konsideruar si Tempulli i Artë, është Gurdvara më e shenjtë e Sikizmit, e vendosur në qytetin e Amritsarit, në Punxhabin indian. Amritsari (fjalë për fjalë do të thotë depozita e nektarit të përjetësisë) u themeluan në vitin 1577 nga guruja i katërt Sikh, Guru Ram Dasi. Guruja i pestë Sikh, Guru Arjani, e projektoi Harmandir Sahibin për tu ndërtuan në qendër të depozitës së shenjtë dhe deri në ndërtimin e tij, vendosi Adi Granthin, shkrimin e shenjtë Sikhist, brenda Harmandir Sahibit. Kompleksi i Harmandir Sahibit është gjithashtu shtëpia e Akal Takhtit (froni i të pakohut), i ndërtuar nga guruja i gjashtë, Guru Hargobindi. Ndërsa Harmandir Sahibi vlerësohet si shtëpia e atributit shpirtëror të Zotit, Akal Takhti është vendi i autoritetit tokësor të Zotit.

Ndërtimi i Harmandir Sahibit synonte të ndërtohej një vend adhurimi për burrat dhe gratë nga të gjitha zanafillat jetësore dhe shoqërore, madje edhe besimtarë të feve të tjera do ishin të mirëpritur dhe të adhuronin në mënyrë të njëllojtë Zotin. Në këtë mënyrë, si një gjest i këtij përbotshmërie jo sektare të Sikizmit, Guru Arjani ftoi në mënyrë të veçantë shenjtin mysliman sufi, Sai Mian Mirin të vendoste gurin e themelit të Harmandir Sahibit. Katër hyrjet (që përfaqësojnë katër drejtimet) për tu futur në Harmandir Sahib simbolizojnë gjithashtu hapjen e sikhëve drejt gjithë njerëzve dhe besimeve. Mbi 100,000 njerëz vizitojnë faltoren e shenjtë çdo ditë për adhurim dhe gjithashtu për të marrë pjesë bashkarisht në vaktin dhe kuzhinën bashkësore falas (Langari) pavarsisht dallimeve, një traditë që është veçoria dalluese e të gjitha Gurdvarave Sikhe.Gurdvara e tanishme u rindërtuan në vitin 1764 nga Jassa Singh Ahluwalia me ndihmën e mislive të tjerë Sikhë. Në fillim të shekullit të XIX, Maharaxha Ranjit Singhu e siguroi rajonin e Punjabit nga sulmi i jashtëm dhe e mbuloi katin e sipërm të gurdvarës me ar, që i jep asaj pamjen e veçantë dhe emrin e saj popullor.

 Hyrja e Tempullit të Artë në vitin 1947

Harmandir Sahib do të thotë Tempulli i Zotit. Guru Amar Dasi urdhëroi Guru Ram Dasin të krijonte një depozitë nektari si një vend adhurimi për besimin Sikh. Guru Ram Dasi udhëzoi të gjithë sikhët ti bashkoheshin punimeve, nën mbikqyrjen e Bhai Budhas dhe të angazhoi punëtorë për ti ndihmuar ata. Ati tha se depozita e nektarit duhet të jetë shtëpia e Zotit çdokush mund që lahej në të duhet të siguronte të gjitha përparësit shpirtërore dhe mondane. Gjatë përparimit të punimeve, kasollja në të cilën qëndronte vetë guruja i parë u zgjerua si rezidenca e tij; tani njihet si mahali ose pallati i gurusë.[1]

 Maharaxha Ranjit Singhu duke dëgjuar Guru Granth Sahibin pranë Harmindir Sahibit

Në vitin 1578 Guru Ram Dasi gërmoi një depozitë, që në vazhdim u bë e njohur si Amritsari (pellgu i Nektarit të Përjetësisë),[2] duke i dhënë emrin e tij qytetit që u zhvillua përreth tij. Përgjatë kohës, Harmandir Sahibi,[3] u ndërtua në me të kësaj depozite dhe u bë qendra kryesore e Sikhizmit. Shenjtërorja e tij u bë për të bujtur Adi Granthin, që përfshin kompozime të guruve Sikhë dhe shenjtëve të tjerë të konsideruar se kishin vlera dhe parime të Sikizmit, si psh.: Baba Faridi dhe Kabiri. Hartimi i Adi Granthit u fillua nga guruja i pestë i Sikizmit, Guru Arjani.

Ndërtimi  Harmandir Sahibi natën

Guru Arjani konceptoi idenë e krijimit të një vendi qendror të adhurimit për sikhët dhe dizenjoi arkitekturën e Harmandir Sahibit. Planet më të hershme për të gërmuar depozitën e shenjtë (Amritsari ose Amrit Sarovari) u shënua nga Guru Amar Dasi, guruja i tretë Sikh, por u zbatua nga Guru Ram Dasi nën mbikqyrjen e Baba Budhas. Toka për vendin e ndërtimit u sigurua nga Guru Sahibët e mëparshëm me pagesë ose falas nga Zamindarët (pronarët e tokave) të fshatrave vendore. Plani për të ndërtuar një vendbanim qytetar ishte gjithashtu i bërë dhe puna për ndërtimin e Sarovarit (depozita) dhe qytezës nisi njëkohësisht në vitin 1570. Punimet në të dy projektet u përfundua në vitin 1577. Në dhjetor të vitit 1588, Guru Arjani nisi ndërtimin e gurdvaras dhe guri i themelit u vendos nga Hazret Mian Miri më 28 dhjetor 1588.[4][5][6][6][7][8] Gurdvara u përfundua në vitin 1604. Guru Arjani vendosi Guru Granth Sahibin në të dhe caktoi Baba Buddhan si granthin (lexuesin) e parë të tij në gusht të vitit 1604. Në mes të shekullit të XVIII ai u sulmua nga afganët, nga një nga gjeneralët e Ahmed Shah Abdalit, Jahan Khani dhe u desh të rindërtohej thelbësisht në vitet 1760. Megjithatë, në përgjigje të kësaj një ushtri Sikhe u dërgua për të ndjekur forcën afgane. Forcat u takuan pesë milje jashtë Amritsarit ku ushtria e Jahan Khanit u shkatërrua.[9]

Tempulli i Artë, Amritsar 
Panoramë e Tempullit të Artë, pamja 1
Tempulli i Artë, Amritsar 
Panoramë e Tempullit të Artë, pamja 2
Operacioni Blue Star

Blue Star ishte një operacion ushtarak i ndërmarrë midis 3 dhe 6 qershorit të vitit 1984. Kryeministrja indiane Indira Gandi urdhëroi ushtrinë të niste operacioni, ku ushtria e drejtuar nga gjenerali Kuldip Singh Brari, solli këmbësorinë, artilerinë dhe tanqen në Harmandir Sahib për të ndaluar Dharam Yudh Morchan e drejtuar nga Jarnail Singh Bhindranwale. Gjatë Dharam Yudh Morchas u arrsestuan shumë sikë. Luftimet e egra që u zhvilluan midis sikëve dhe ushtrisë patën të vrarë të shumtë nga të dy krahët. Kompleksi Harmandir Sahib pësoi gjithashtu shumë dëmtime gjatë sulmit, veçanërisht Akal Takhti i shenjtë. Brenda gjashtë muajve, më 31 tetor 1984, badigari sikh i Indira Gandit e vrau atë si hakmarrje për operacionin. Ky sulm u akuzua nga sikhët dhe komuniteti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut, si një përdhosje e faltores më të shenjtë të Sikhizmit dhe persekutim kundër një pakice fatare në Indi. Në vitin 1986, riparimet e kryera te Akal Takht Sahibi pas sulmit, që qeveria e Rajiv Gandi kishte ndërmarrë pa këshillim, u hoqën. Një Akal Takht Sahib i ri u përfundua në vitin 1999 nga Kar Sevakët (vullnetarët).

^ Max Arthur Macauliffe: The Sikh Religion; Vol. II, 1909. ^ Golden Temple, Punjabi University, Parm Barkshish Singh, Devinder Kumar Verma ISBN 978-81-7380-569-1 ^ Golden Temple, Punjabi University, Parm Barkshish Singh, Devinder Kumar Verma, ISBN 978-81-7380-569-1 ^ Dr. Madanjit Kaur “The Golden Temple: Past and Present" Dept. of Guru Nanak Studies, Guru Nanak Dev University Press, 1983, fq. 11 ^ Kavi Santokh Singh : "Gurprataap Sooraj Granth" Ras 2, Ansu 53: ਇਮਿ ਅਰਦਾਸ ਕਰੀ ਬ੍ਰਿਧ ਜਬੈ। ਸ਼੍ਰੀ ਅਰਜਨ ਕਰ ਪੰਕਜ ਤਬੈ ॥੧੩॥ ਗਹੀ ਈਂਟ ਤਹਿਂ ਕਰੀ ਟਿਕਾਵਨ। ਮੰਦਰ ਅਵਿਚਲ ਨੀਵ ਰਖਾਵਨ।, fq. 428 ^ a b Gurdwara Sahib, Tapoban, në sitin tapoban.org ^ Teja Singh & Ganda Singh: A Short History of the Sikhs; vol. 1, fq. 28. ^ Max Arthur Macauliffe: The Sikh Religion; vol. 3, fq. 10 ^ Ram Gupta: Evolution of Sikh Confederacies (1708–1769); Volume 2.
Photographies by:
Balpreet26 - CC BY-SA 3.0
Cjsinghpup - CC BY-SA 4.0
Statistics: Position
272
Statistics: Rank
258863

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
239718654Click/tap this sequence: 3831

Google street view

Where can you sleep near Harmandir Sahibi ?

Booking.com
491.010 visits in total, 9.210 Points of interest, 405 Destinations, 16 visits today.