Jeruzalemi

Jeruzalemi (hebraisht ירושלים Jeruschalajim, arabisht ‏القدس al-Quds) është një qytet në Azinë Perëndimore. I vendosur në një pllajë në Malet Judeane midis Mesdheut dhe Detit të Vdekur, ai është një nga qytetet më të vjetra në botë dhe konsiderohet të jetë një qytet i shenjtë për tre fetë kryesore abrahamike: Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Si izraelitët ashtu edhe palestinezët pretendojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e tyre, pasi Izraeli mban institucionet e tij kryesore qeveritare atje dhe Shteti i Palestinës në fund e parashikon atë si selinë e tij të pushtetit. Për shkak të kësaj mosmarrëveshjeje, asnjë prej pretendimeve nuk njihet gjerësisht ndërkombëtarisht.

Historia e Jeruzalemit është shumë e vjetër. Ai është një nga qytetet më të lashtë të botës dhe ndoshta qysh prej 5000 vjetësh i banuar vazhdimisht. Të gjeturat arkeologjike tregojnë ekzistencën e një ngulimi në Jeruzalem në mijëvjeçarin e 3-të p.e.s. Përmendja e parë e qytetit nga burime historike nis në mijëvjeçarin e 2-të p.e.s.

Jeruzalemi u ndërtua dhe u themelua ne fillim nga kananasit (u pushtua nga jebuzasit gjatë Kohës së Bronzit të vonë), dhe u bë kryeqytet i mbretërisë çifute të Izraelit dhe Judesë në periudhat e Tempullit të Parë dhe Tempullit të Dytë. Qyteti quhej para Mbretit David Ievus, e shfaq vetveten si një përzierje fantastike të përmendorëve historike, kulturave dhe popujve me një sasi të panumërt vendesh të denja për t´u parë. Jeruzalemi është Toka e Shenjtë, "qendër e tre feve": Islamit, Jehudizmit dhe Krishterimit.

Nga viti 1948 deri 1967, pjesa perëndimore e Jeruzalemit qeverisej nga Izraeli si kryeqytet i tij, ndërsa Jeruzalemi Lindor qeverisej nga Jordania. Qyteti u ribashkua me fitoren e izraelitëve në Luftën Gjashtëditore, megjithatë statusi i tij mbetet i diskutueshëm. Një ligj i nxjerrë nga izraelitët në vitin 1980 e shpall Jeruzalemin kryeqytetin "e amshuar, të pandashëm" të Izraelit, kurse Jeruzalemi Lindor besohet të jetë menduar kryeqytet i shtetit Palestinez të ardhshëm. Statusi i vendeve të shenjta të Jeruzalemit është poashtu i diskutueshëm.

Jeruzalemi ka një popullsi prej 890.428 banorësh (nga statistikat e vitit 2013).[1] Ai është një qytet i përbërë (heterogjen), dhe përfaqëson shumë kombësi, fe, dhe grupe ekonomiko-shoqërore. Pjesa e quajtur "Qyteti i Vjetër" është i rrethuar nga mure dhe përbehet nga : lagjia myslimane, lagjia armene, lagjia hebreje dhe lagjia e krishterë.

^ "Censusi i popullsisë" (PDF) (në hebraisht). Ministria e Brendshme e Izraelit. 2013. Marrë më 2015-04-05.
Photographies by:
Statistics: Position
1248
Statistics: Rank
93932

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
472318965Click/tap this sequence: 2744
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Jeruzalemi ?

Booking.com
492.487 visits in total, 9.211 Points of interest, 405 Destinations, 567 visits today.