Medreseja

Medreseja (arabisht: مدرسة madrasa) është një fjalë arabe që përfaqëson çdo lloj institucioni arsimor, laik ose fetar, qoftë për arsimin fillor, arsimin e mesëm apo të lartë. Fjala ‘medrese’ do të thotë ‘të studiosh në një vend’. Në arabisht dhe në shumë gjuhë të ndikuara nga arabishtja, medreseja (medreza, madraza ose medrese) përfaqëson çdo institucion mësimor privat, publik, laik dhe fetar, duke përfshirë një shkollë ose institucion tjetër të arsimit të lartë apo një universitet për nxënësit ose studentët myslimanë ose jomyslimanë.

Në vendet islame, medreset zakonisht përfshijnë disa kurse, shpesh dy, si hifz (memorizimin e të gjithë Kuranit) dhe ‘alim (për ata që duan të bëhen udhëheqës myslimanë). A’limi mëson interpretimin e Kur’anit, ligjin islam, mësimet e profetit Muhamed, logjikën dhe historinë myslimane. Megjithatë, në vendet e pakicave myslimane, duke përfshirë perëndimin, medreseja i referohet një sistemi edukimi dhe arsimit fetar ku nxënësit studiojnë përmbajtjen islame në arabisht, duke përfshirë Kuranin, hadithet, historinë islame dhe letërsinë arabe. Shumica e medreseve janë zakonisht, por jo gjithmonë, të lidhura me xhami.

Destinations