Merkati

Merkati ( Suricata suricatta ) ose surikati është një mangustë e vogël dhe i vetëm anëtar i gjinis Suricata .  Ai jeton në shkretëtirën e Kalahari në Botsvana , në pjesën më të madhe të Shkretëtirës së Namibis në Namibi dhe Angolën jugperëndimore , dhe në Afrikën e Jugut . Një grup merkati quhet "turmë", "bandë" ose "klan". Një klan merkati shpesh përbëhet nga rreth 20 individë, por disa klane të mëdha kanë 50 ose më shumë anëtarë. Në robëri, surikatët kanë një jetëgjatësi mesatare prej 12-14 vjet, dhe rreth 6-7 vjet në të egër.