Banff National Park

( Parku kombëtar Banff )

Parku kombëtar Banff ose Parku kombëtar i Banffit (angl: Banff National Park) është park kombëtar në Kanada, ndodhet në malet shkëmbore kanadeze, 120 km në perëndim të qytetit Calgary, në provincën Alberta.

Krijimi i tij është bërë në vitin 1885, është parku më i vjetër kombëtar i Kanadasë. Është gjithashtu i shënuar që nga viti 1985 (për njëqindtë vjetorin e krijimit të tij) në Trashëgiminë Botërore UNESCO me parqet e tjera të maleve shkëmbore kanadeze.

Ndërtimi në fund të shek XIX, i hekurudhës kanadeze pacifike luan një rol përcaktues në zhvillimin ekonomik të qytetit Banff. Pak më vonë, rreth fillimit të shek XX, fillon ndërtimi i rrugëve të cilat lidhnin qytetin Banff me pjesët tjera të afërta të rajonit. Këto rrugë, shumë herë janë ndërtuar nga të burgosurit në kampet e internimit këto projekte ishin pjesë e projekteve të punëve publike të inkurajuara në kohën e Depresionit të Madh për të zgjidhur problemet socio-ekonomike. Që nga vitet 1960, pajisje të ndryshme dhe objekte në dispozicion në park janë të hapura për publikun gjatë gjithë vitit, dhe numri i vizitorëve vazhdon të rritet, duke tejkaluar 5 milionë vetëm për vitin 1990.[1] gjithashtu , miliona udhëtarë çdo vit kalojnë nëpër parkun kombëtar duke marrur rrugën trans-kanadeze.[2]

^ "Highway Mitigation Research". Parks Canada. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2007. Marrë më 2006-09-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Savage, Candace (korrik–gusht 2000). "A Highway Runs Through It" (PDF). Canadian Geographic. fq. 34–42. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2011. Marrë më 2006-09-01. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Photographies by:
Statistics: Position
4396
Statistics: Rank
24252

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
219864735Click/tap this sequence: 8192
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Videos

Where can you sleep near Parku kombëtar Banff ?

Booking.com
493.650 visits in total, 9.222 Points of interest, 405 Destinations, 3 visits today.