Brandenburger Tor

( Porta e Brandenburgut )

Porta e Brandenburgut (Gjermanisht:Brandenburger Tor) është një portë triumfale, një simbol i kryeqytetit gjerman, Berlin.

Porta e Brandenburgut ndodhet në Sheshin e Parisit në hyrje të Berlinit. Në veri të portës është Reichstagu, gjersa në jug të saj është Qendra Përkujtimore e Evropës kushtuar hebrenjëve të vrarë. Në perëndim lidhet me rrugën e restauruar monumentale Unter den Linden, e cila drejtëpërdrejt të çon në ndërtesën mbretërore që është duke u rindërtuar. Urdhri për ndërtimin e portës u lëshua nga mbreti prusian Friedrich Wilhelm II, ndërsa u ndërtua nga Karl Gotthard Langhans midis viteve 1788 dhe 1791.

Porta përbëhet prej 12 shtyllave të punuara në stilin dorik, nga 6 në të dy anët. Një ndërtim i tillë lejon makinën të kalojë përmes pesë kalimeve, ndërsa këmbësorët janë të kufizuar vetëm në dy kalime. Në portë ka një kuadrigë, një karrocë me katër kuajë, në të cilën janë perënditë e paqes. Porta është 26 m e lartë, 65.5 ...Lexo akoma

Porta e Brandenburgut (Gjermanisht:Brandenburger Tor) është një portë triumfale, një simbol i kryeqytetit gjerman, Berlin.

Porta e Brandenburgut ndodhet në Sheshin e Parisit në hyrje të Berlinit. Në veri të portës është Reichstagu, gjersa në jug të saj është Qendra Përkujtimore e Evropës kushtuar hebrenjëve të vrarë. Në perëndim lidhet me rrugën e restauruar monumentale Unter den Linden, e cila drejtëpërdrejt të çon në ndërtesën mbretërore që është duke u rindërtuar. Urdhri për ndërtimin e portës u lëshua nga mbreti prusian Friedrich Wilhelm II, ndërsa u ndërtua nga Karl Gotthard Langhans midis viteve 1788 dhe 1791.

Porta përbëhet prej 12 shtyllave të punuara në stilin dorik, nga 6 në të dy anët. Një ndërtim i tillë lejon makinën të kalojë përmes pesë kalimeve, ndërsa këmbësorët janë të kufizuar vetëm në dy kalime. Në portë ka një kuadrigë, një karrocë me katër kuajë, në të cilën janë perënditë e paqes. Porta është 26 m e lartë, 65.5 m e gjerë dhe 11 m e thellë.

Ajo ishte modeluar sipas portës athinase të Propileut në Akropolis. Berlini është i njohur për arkitekturën e tij klasike. Porta e Brandenburgut është ndërtesa e parë e ndërtuar në stilin neoklasik grek.

Photographies by:
Thomas Wolf, www.foto-tw.de - CC BY-SA 3.0
Statistics: Position
359
Statistics: Rank
213417

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
213695874Click/tap this sequence: 8181
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Porta e Brandenburgut ?

Booking.com
508.217 visits in total, 9.227 Points of interest, 405 Destinations, 0 visits today.