श्रवणबेलगोला

( Shravanabelagola )

Shravanabelagola është një qytet i gjendur pranë Channarayapatnas së distriktit Hassan në shtetin indian Karnataka dhe që është 158 km nga Bangalore, kryeqyteti i shtetit. Statuja e Gommateshvaras Bahubali në Shravanabelagola është një nga Tirthat (vende pelegrinazhi) më të rëndësishme të Xhainizmit, që shënon një pikë kulmore në aktivitetin arkitekturor dhe skulpturor nën patronazhin e Dianstisë perëndimore Ganga të Talakadit. Chandragupta Maurya thuhet se ka vdekur këtu në vitin 298 p.e.s. pasi u bë një murg xhainist dhe zhvilloi një jetë asketike.

 Pamje e Pellgut të bardhë të Shravanabelagolas

Shravanabelagola ka dy kodra, Chandragiri dhe Vindhyagiri. Acharya Bhadrabahu dhe nxënësi i tij, Chandragupta Maurya besohet se kanë medituar këtu.[1] Basadi i Chandraguptas, që i është kushtuar Chandragupta Mauryas, u ndërtua fillimisht këtu nga Ashoka në shekullin e III p.e.s.. Chandragiri ka gjithashtu përmendore për murgj Shravaka të shumtë që kanë medituar këtu që nga shekulli i V i e.s., duke përfshirë mbretin e fundit të dianstisë Rashtrakuta të Manyakhetas. Chandragiri ka edhe një tempull të famshëm të ndërtuar nga Chavundaraya.

 Statuja 5.5 m e Parshvanathas në Basadin e Parsvanathas

Mbi kodrën Vindyagiri gjendet statuja monolitike 17.6 m e lartë e Gommateshvaras.[2] Konsiderohet si statuja monolitike prej guri më e madhe në botë. Baza e statujës ka një mbishkrim në Prakrutha dmth. në shkrimin devnagari, që daton nga viti 981. Mbishkrimi lavdëron mbretin dhe gjeneralin e tij, Chavundaraya që e ngriti statujën për nënën e tij. Çdo dymbëdhjetë vjet, mijëra besimtarë mblidhen këtu për të kryer Mahamastakabhisheka-n, një ceremoni spektakolare në të cilën statuja vajoset me ujë, shafran, mjell orizi, lëng kallam sheqeri, brum druri sandali, dhe lule të arta dhe të argjendëta. Mahamastakabhisheka tjetër do të kryhet në vitin 2018. Statuja është quajtur 'Statuja e Gommateshvaras' nga banorët kannada të Karnatakas, por xhainistët i referohen me emrin "Bahubali".

^ S. Settar: Inviting Death: Historical experiments on sepulchral hill; Karnatak University, Dharwar, 1986 ^ "Delegates enjoy a slice of history at Śravaṇa Beḷgoḷa". Chennai, India: The Hindu. 1 janar 2006. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2012. Marrë më 10 qershor 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Photographies by:
Ananth H V - CC BY-SA 3.0
Nikhil Varma - CC BY 2.5
Statistics: Position
3151
Statistics: Rank
37777

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
548976231Click/tap this sequence: 6236
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Shravanabelagola ?

Booking.com
492.875 visits in total, 9.215 Points of interest, 405 Destinations, 15 visits today.