Context of Mongolia

Mongolia (mongolisht: Монгол улс, Mongol uls, ) është shtet pa dalje në det. Ndodhet në Azinë Lindore e Qendrore, mes Kinës dhe Rusisë. Kryeqyteti Ulan Bator është vendbanimi më i madh ku jetojnë 38% të popullsisë. Sistemi politik i Mongolisë është republika parlamentare.

Me 1,564,116 km², Mongolia është vendi i 19-të në botë për nga madhësia dhe me dendësinë më të ulët të banimit me afro 2,9 milion banorë. Është poashtu shteti i dytë më i madh pa dalje në det pas Kazakistanit. Toka mongole ka pak hapësirë të punueshme dhe pjesa më e madhe e saj përbëhet nga stepa të thata jopjellore, ku dallohen malet në veri e perëndim dhe shkretëtira Gobi në jug. Përafërsisht, 30% e popullsisë janë nomadë ose gjysmënomadë. Feja mbizotëruese në Mongoli është budizmi tibetian, dhe shumica e popullsisë janë mongolë etnikë, ndonëse në vend jetojnë edhe kazakët, tuvanët dhe minoritete të tjera, sidomos në perëndim.

Gjatë mbretërimit të Xhengis H...Lexo akoma

Gjatë mbretërimit të Xhengis Hanit në shek. XIII, mongolët krijuan perandorinë më të madhe që kishte parë njerëzimi deri atëherë. Në shekujt vijues ishin pjesë e Perandorisë Kineze, ndërsa gjatë shek. XX ranë nën sferën e ndikimit sovjetik. Viti 1990 shënoi fillimin e rendit demokratik dhe ndërtimin e ekonomisë së tregut. Sot, Mongolia është vend në zhvillim; ka zhvillim mesatar njerëzor dhe zë vendin e 124-të në botë sa i përket prodhimit vendor bruto prej 3.541 USD për kokë banori.

More about Mongolia

Basic information
  • Calling code +976
  • Internet domain .mn
  • Mains voltage 220V/50Hz
  • Democracy index 6.48
Population, Area & Driving side
  • Population 3409939
  • Area 1566000
  • Driving side right
Kronollogjia
  • Hapësira që sot ngërthen Mongolia ka qenë e sunduar nga perandori të ndryshme nomade, përfshirë hunët e lindjes, çouçanët, shianbejtë, gokturqit e të tjerët. Perandoria Mongole u themelua nga Xhengis Kani më 1206 dhe përfshinte toka nga Lindja e Largët deri në Evropë. Pas rënies së dinastisë Juan, mongolët iu kthyen avazit të mëparshëm të grindjeve të brendshme.

    Në shekujt XVI e XVII, Mongolia iu nënshtrua ndikimit budist. Në fund të shekullit XVII, pjesa më e madhe e Mongolisë ra nën sundimin e dinastisë çing. Me rrëzimin e kësaj dinastie më 1911, Mongolia shpalli pavarësinë, por iu desh të përpiqej deri më 1921 për të vendosur pavarësinë faktike dhe deri më 1945 për të gëzuar njohje ndërkombëtare. Si rrjedhojë e ndikimit të egër ruso-sovjetik: më 1924 u shpall Republika Popullore Mongole, ndërsa politika mongole po ndiqte brazdën e sundimit sovjetik. Pas përmbysjes së regjimeve komuniste në Evropën Lindore në fund të 1989-ës, Mongolia jetësoi Revolucionin Demokratik në fillim të viti 1990, filloi zbatimi i sistemit shumëpartiak, kushtetutën e re të vitit 1992 dhe tranzicioni i vështirë në ekonomi të tregut.

Where can you sleep near Mongolia ?

Booking.com
487.389 visits in total, 9.187 Points of interest, 404 Destinations, 15 visits today.