Çadi
Context of Çadi
Çadi (frëngjisht: République du Tchad) është një shtet pa dalje në det që ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.
Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km² në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale. Shtrihet mbi fushë basenin e Çadit dhe zgjatet në veri deri në malet Tibesti (Saharë).
Popullsia kryesisht i takon racës së zezë, arabë dhe një popull i quajtur kanuri. Për nga përkatësia fetare dominojnë myslimanët me 50% pas të cilëve vinë ndjekësit e feve dhe zakoneve tradicionale afrikane me 20-25 %. Të krishterët përbëjnë diku 19 %...Lexo akoma
Çadi (frëngjisht: République du Tchad) është një shtet pa dalje në det që ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.
Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km² në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale. Shtrihet mbi fushë basenin e Çadit dhe zgjatet në veri deri në malet Tibesti (Saharë).
Popullsia kryesisht i takon racës së zezë, arabë dhe një popull i quajtur kanuri. Për nga përkatësia fetare dominojnë myslimanët me 50% pas të cilëve vinë ndjekësit e feve dhe zakoneve tradicionale afrikane me 20-25 %. Të krishterët përbëjnë diku 19 % të popullsisë.
Në jug mbillen disa bimë vendase dhe orizi për eksport, po ashtu dallohet edhe kultivimi i mëndafshit, kikirikëve dhe blegtoria e endacakëve. Peshkimi bëhet në liqenin e Çadit dhe në lumenjtë. Nuk ka ndonjë industri të mirëfilltë, partner më të rëndësishëm të tregtisë llogaritet të jenë Franca dhe Nigeria. Çadi ka një port ajrore ndërkombëtare në kryeqytet.