Context of Nju Jork (qytet)

Nju Jork Siti, shkurt Nju-Jork (shkurtesa: NYC ose NY), zyrtarisht Qyteti i Nju Jorkut (City of New York) për ta dalluar atë nga shteti i Nju Jorkut, në të cilin bën pjesë, është qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara dhe qendra e zonës metropolitane të Nju Jorkut, porta krysore për emigracionin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara dhe një nga aglomeratët urbanë më të populluar në botë. Nju Jorku ushtron një ndikim të rëndësishëm në tregëti, financë, media, art, modë, kërkime shkencore, teknologji, arsim dhe argëtim. Në Nju Jork e ka selinë Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke e bërë Nju Jorkun një qendër të rëndësishme për diplomacinë ndërkombëtare dhe kryeqytetin kulturor dhe financiar të botës.

Nju Jorku ndodhet në një nga portet natyrorë më të mëdhenj në botë. Ai përbëhet nga pesë rajone administrativë të quajtur "borough" (borou), që janë njëkohësisht edhe qarqe të shtetit të Nju Jorkut. Ato janë: Bruklin, Kuins, Mënhetën, ...Lexo akoma

Nju Jork Siti, shkurt Nju-Jork (shkurtesa: NYC ose NY), zyrtarisht Qyteti i Nju Jorkut (City of New York) për ta dalluar atë nga shteti i Nju Jorkut, në të cilin bën pjesë, është qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara dhe qendra e zonës metropolitane të Nju Jorkut, porta krysore për emigracionin e ligjshëm në Shtetet e Bashkuara dhe një nga aglomeratët urbanë më të populluar në botë. Nju Jorku ushtron një ndikim të rëndësishëm në tregëti, financë, media, art, modë, kërkime shkencore, teknologji, arsim dhe argëtim. Në Nju Jork e ka selinë Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke e bërë Nju Jorkun një qendër të rëndësishme për diplomacinë ndërkombëtare dhe kryeqytetin kulturor dhe financiar të botës.

Nju Jorku ndodhet në një nga portet natyrorë më të mëdhenj në botë. Ai përbëhet nga pesë rajone administrativë të quajtur "borough" (borou), që janë njëkohësisht edhe qarqe të shtetit të Nju Jorkut. Ato janë: Bruklin, Kuins, Mënhetën, Bronks, dhe Stejtën Ajllend. Këto pesë rajone u konsoliduan në një qytet të vetëm në vitin 1898. Sipas vlerësimeve të regjistrimit të vitit 2013, popullsia e Nju Jorkut ishte 8.405.837 banorë. Sipërfaqja e tij është 790 km². Nju Jorku është qyteti me dendësinë më të madhe të popullsisë ndër qytetet e mëdhenjë në Shtetet e Bashkuara. Në Nju Jork fliten rreth 800 gjuhë, duke zënë vendin e parë në botë, për sa i përket gjuhëve të folura.

Nju Jorku është banuar për herë të parë në vitin 1624 si një pikë tregëtare nga kolonistët e Republikës Hollandeze dhe u emërua New Amsterdam në vitin 1626. Qyteti dhe rrethinat e tij u vu nën kontrollin anglezëve në vitin 1664. Nju Jorku ka shërbyer si kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara nga viti 1785 deri më 1790. Ai ka qenë qyteti më i madh i vendit që nga viti 1790. Statuja e Lirisë është një simbol i njohur globalisht i Shteteve të Bashkuara dhe demokracisë së tyre.

Where can you sleep near Nju Jork (qytet) ?

Booking.com
491.418 visits in total, 9.211 Points of interest, 405 Destinations, 44 visits today.