Context of Turkmenistani


Turkmenistani i njohur gjithashtu me emrin Turkmenia,është njëra nga shtetet turke në Azinë Qendrore. Turkmenistani kufizohet nga Afganistani në juglindje,Irani në jug dhe jugperëndim,Uzbekistani në lindje dhe verilindje, Kazakistani në veriperëndim dhe Deti Kaspik në perëndim. Në ditët e sotme Turkmenistani mbulon territorin që ka qenë udhëkryq i qytetërimeve për shekuj me rradhë. Qyteti Maria (në kohen mesjetare i njohur si Merv) ishte një nga qytetet më të mëdha të botës islame dhe një ndalesë e rëndësishme e "Rrugës së Mëndafshit". Në vitin 1881 Turkmenistani aneksohet nga Perandoria Ruse,ndërsa më vonë bëhet vatër e lëvizjeve anti-bolshevike në Azinë Qendrore.Në vitin 1924 Turkmeni...Lexo akoma


Turkmenistani i njohur gjithashtu me emrin Turkmenia,është njëra nga shtetet turke në Azinë Qendrore. Turkmenistani kufizohet nga Afganistani në juglindje,Irani në jug dhe jugperëndim,Uzbekistani në lindje dhe verilindje, Kazakistani në veriperëndim dhe Deti Kaspik në perëndim. Në ditët e sotme Turkmenistani mbulon territorin që ka qenë udhëkryq i qytetërimeve për shekuj me rradhë. Qyteti Maria (në kohen mesjetare i njohur si Merv) ishte një nga qytetet më të mëdha të botës islame dhe një ndalesë e rëndësishme e "Rrugës së Mëndafshit". Në vitin 1881 Turkmenistani aneksohet nga Perandoria Ruse,ndërsa më vonë bëhet vatër e lëvizjeve anti-bolshevike në Azinë Qendrore.Në vitin 1924 Turkmenistani u bë republikë përbërëse e Bashkimit Sovjetik,e njohur si Republika Socialiste Sovjetike e Turkmenistanit (Turkmen SSR). Pavarsinë e arriti pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Turkmenistani në vitin 2012 arriti shkall të rritjes ekonomike (PBB) prej 11% pas rritjes së vazdhueshme për disa vite më rradhe, megjithëse ka një ekonomi të padiversifikuar të bazur në eksportin e një produkti të vetëm. Ajo posedon rezervën e katërt më të pasur në botë të burimit të gazit natyror. Edhe pse është e pasur me burime natyrore në zona të caktuara,pjesa më e madhe e vendit është e mbuluar nga shkretëtira Karakum (Rëra e Zezë). Qeveria Turkmene funksionon si partia e vetme shtetërore.Turkmenistani sundohej nga Presidenti shpirtëror Saparmurat Niyazov(i quajtur "Türkmenbasy", "udhëheqës i pakicës turke")deri në vdekjen e tij të papritur më 21 dhjetor 2006. Gurbanguli Berdimuhamedow u zgjodh presidenti i ri më 11 shkurt 2007.

Where can you sleep near Turkmenistani ?

Booking.com
490.751 visits in total, 9.208 Points of interest, 405 Destinations, 38 visits today.