Context of Uellsi

Uellsi është një nga katër shtetet të cilat së bashku formojnë Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore. Gjendet në pjesën perëndimore të Britanisë së Madhe, me Anglinë në lindje kurse në perëndim Detin Irlandez dhe Oqeanin Atlantik në perëndim. Uellsi ka një popullatë të vlerësuar prej tre milion dhe është shtet bilingual, me anglishten, e cila flitet nga shumica dhe uellsishten, gjuha vendase.

Tradicionalisht vend kelt, një identitet i veçantë uellsian shfaqet në shekullin e 15-të, pas largimit të Romakëve nga Britania. Pushtimi i Eduardit në shekullin e 13-të solli shekuj të sundimit anglez, dhe Uellsi eventualisht u aneksua në sistemin juridik anglez me formimin e "Akteve Juridike në Uells 1535-1542". Politikat karakteristike uellsiane u zhvilluan në shekullin e 19-të të cilat eventualisht çuan tek një juridik i transferuar dhe qeveri më 1999, me formimin e Parlamentit kombëtar uellsian në Kardif.

Në agimin e Revolucionit Industrial, ...Lexo akoma

Në agimin e Revolucionit Industrial, zhvillimi i industrive minerare dhe metalurgjike e transformoi vendin nga një shoqëri bujqësore në një komb industrial; Shfrytëzimi i fushës së qymyrit të Uellsit të Jugut shkaktoi një zgjerim të shpejtë të popullsisë së Uellsit. Dy të tretat e popullsisë jetojnë në Uellsin e Jugut, duke përfshirë Kardif, Swansea, Newport dhe luginat e afërta. Tani që industritë tradicionale nxjerrëse dhe të rënda të vendit kanë shkuar ose janë në rënie, ekonomia bazohet në sektorin publik, industritë e lehta dhe të shërbimeve dhe turizmin. Në blegtorinë, duke përfshirë bujqësinë e qumështit, Uellsi është një eksportues neto, duke kontribuar drejt vetë-mjaftueshmërisë bujqësore kombëtare.

Uellsi ndan nga afër historinë e tij politike dhe sociale me pjesën tjetër të Britanisë së Madhe, dhe shumica e popullsisë në shumicën e zonave flasin anglisht si gjuhë të parë, por vendi ka ruajtur një identitet të veçantë kulturor. Të dyja gjuhët uellsisht dhe anglisht janë gjuhë zyrtare; mbi 560,000 uellsisht-folës jetojnë në Uells dhe gjuha flitet nga shumica e popullsisë në pjesë të veriut dhe perëndimit. Nga fundi i shekullit të 19-të e tutje, Uellsi fitoi imazhin e tij popullor si "vendi i këngës", pjesërisht për shkak të traditës eisteddfod. Në shumë ngjarje sportive ndërkombëtare, të tilla si FIFA Kupa e Botës, Kupa Botërore e Rugbit dhe Lojërat e Komonuelthit, Uellsi ka ekipin e vet kombëtar. Në Lojërat Olimpike, atletët e Uellsit garojnë për Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një ekipi të Britanisë së Madhe. Rugby union shihet si një simbol i identitetit të Uellsit dhe një shprehje e ndërgjegjes kombëtare.

Where can you sleep near Uellsi ?

Booking.com
490.740 visits in total, 9.208 Points of interest, 405 Destinations, 27 visits today.