Futbol Club Barcelona ( FC Barcelona )

Futbol Club Barcelona (katalonisht: futboll klub barcelona , spanjisht: ˈfutβol ˌkluβ baɾθeˈlona), njohur si Barça (spanjisht ˈbaɾsa, katalonisht ˈbaɾsə), është klub futbolli profesional me seli në Barcelonë, Spanjë. E themeluar në vitin 1899 nga një grup zviceranësh, anglezësh dhe katalonezësh në krye me Joan Gamper klubi u bë simbol i kulturës katalunase dhe Katalunizmit, nga vjen edhe motoja Més que un club (sq.: Më shumë se klub).

Bacelona ishte anëtare themeluese e ligës spanjolle La Liga në vitin 1928 dhe sëbashku me ekipet Madrid dhe Athletic Bilbao asnjëherë nuk kan qenë të larguara nga liga e parë. Klubi gjithashtu ishte klubi i parë kampion i ligës spanjolle duke fituar gjithësej 24 herë La Liga, 29 herë Copa del Rey, 12 herë Supercopa de España, 5 herë UEFA Liga e Kampionëve, 4 herë UEFA Kupa e Fituesve të Kupave, 3 herë Inter-Cities Fairs Cup dhe 3 UEFA Super Cup.

Stadiumi kryesor i klubit është Camp Nou, kurse tifozët e klubit njohen si culés. Në Spanjë rreth 25% e popullatës mendohet të jenë dashamirës të Barcelonës. Në qershor të vitit 2007 numri i socis (anëtarë të klubit/pronar) arriti në 156,366, ndërsa në qershor të vitit 2006 numri i penyes (përmbajtësit zyrtarisht të regjistruar) arriti në 1782 në mbarë botën.

Klubi gjithashtu vepron edhe me ekipin rezerv njohur si FC Barcelona B dhe me katër ekipe tjera sportive profesionale të njohur si AXA FC Barcelona, FC Barcelona, FC Barcelona Futsal dhe FC Barcelona Sorli Discau që garojnë në basketboll, hendboll, fu dhe hokej. Gjer në vitin 2007 ekzistonte edhe ekipi i të rinjëve i njohur si FC Barcelona C.

Në klub veprojnë edhe disa ekipe tjera amatore që janë aktive në sporte të ndryshme e ndër më të njohur janë FCB Ragbi dhe FC Barcelona-Institut Guttman

Gjatë sezonit 2006-07 FC Barcelona ishte klubi i tretë më i pasur në botë me rreth 291.1 milion Euro të hyra.

Destinations