Gjuha oksitane

Ocitanishtja (Ocitanisht:  [utsiˈta] ), e njohur gjithashtu si lenga d'òc ( Occitan: [ˈleŋɡɔ ˈðɔ(k)] ) nga folësit e saj amtare, dhe nganjëherë referuar edhe si Provençal, është një gjuhë romane e folur në Francën Jugore, Monako, Luginat Ocitane të Italisë, si dhe Luginën e Aranit të Spanjës ; së bashku, këto rajone nganjëherë referohen si Occitània . Flitet gjithashtu në Kalabri ( Itali Jugore ) në një enklavë gjuhësore të zonës së Kozencës (kryesisht Guardia Piemontese ). Disa studiues e përfshijnë katalanishten nën ocitanisht, pasi largësia gjuhësore midis kësaj gjuhe dhe disa dialekteve ocitane (si ai Gaskon) është e ngjashme me largësinë midis dialekteve të ndryshme ocitane. Katalanishtja konsiderohej një dialekt i ocitanishtes deri në fund të shekullit të XIX-të dhe ende sot mbetet e afërmja e saj më i afërt.

Occtanishtja është një gjuhë zyrtare e Katalunjës, ku në Luginën e Aranit flitet një nëndialekt i Gaskonit i njohur si Araneze . Që nga shtatori 2010, Parlamenti i Katalunjës e ka konsideruar ocitanishten araneze si gjuhën e preferuar zyrtarisht për përdorim në Val d'Aran.

Përgjatë historisë, termat Limuzin ( Lemosin ), Lengodocian ( Lengadocian ), Gaskon, dhe më vonë Provençal ( Provençal, Provençau ose Prouvençau në varësi të ortografisë) janë përdorur si sinonime për të gjithë ocitanishten; në ditët e sotme, "Provençal" kuptohet kryesisht si dialekti ocitan i folur në Provencë, në Francën juglindore.

Ndryshe nga gjuhët e tjera romane si frëngjishtja ose spanjishtja, nuk ka asnjë gjuhë standarde të quajtur "Occitan" dhe ocitanishtja nuk ka status zyrtar në Francë, zona amë e shumicës së Occitanisë. Në vend të kësaj, ekzistojnë norma konkurruese për shkrimin e ocitanishtes, disa prej të cilave përpiqen të jenë mbi-dialektore, ndërsa të tjerat bazohen në dialekte të veçanta. Këto përpjekje pengohen nga përdorimi në rënie i ocitanishtes si gjuhë e folur në pjesën më të madhe të Francës jugore, si dhe nga ndryshimet e rëndësishme në fonologji dhe fjalor midis dialekteve të ndryshme ocitane.

Sipas Librit të Kuq të Gjuhëve të Rrezikuara të UNESCO-s, katër nga gjashtë dialektet kryesore të ocitanishtes (Provençal, Auvernjat, Limuzin dhe Lengodocian) konsiderohen të rrezikuara rëndë, ndërsa dy të tjerët ( gaskon dhe vivaro-alpine ) konsiderohen padyshim të rrezikuara.