الكرنك

( Karnaku )

Kompleksi Tempullor i Karnakut, zakonisht i quajtur thjesht Karnaku, përfshin një larmi tempujsh, kapelash, pilonësh dhe ndërtesa të tjera. Ai gjendet në brigjet e Nilit, rreth 2.5 km. në veri të Luksorit. Ai përbëhet nga katër pjesë kryesore, Mjedisi Tempullor i Amon-Rahut, Mjedisi Tempullor i Montu-së, Mjedisi Tempullor i Mutit dhe Tempulli i Amonhotepit të IV (i zbërthyer), ashtu si dhe disa tempuj më të vegjël dhe faltore që gjenden brenda mureve rrethuese të katër pjesëve kryesore dhe mjaft shëtitore me sfiksa me koka dashi që lidhin mjedisin e Mutit, mjedisin e Amon-Rahut dhe Tempullin e Luksorit.

Ndërtesat në kompleks nisën gjatë mbretërimit të Senusretit të I në Mbretërisë së Mesme dhe vazhduan deri në Periudhën Ptolemease, megjithëse shumica e ndërtesave datojnë nga Mbretëria e RE. Zona përreth Karnakut gjendej Ipet-isut-i ("Më i Zgjedhuri i Vendeve" në gjuhën e lashtë egjiptiane) dhe vendi kryesor i adhurimit të Triadës Tebane gjatë Dinastisë së...Lexo akoma

Kompleksi Tempullor i Karnakut, zakonisht i quajtur thjesht Karnaku, përfshin një larmi tempujsh, kapelash, pilonësh dhe ndërtesa të tjera. Ai gjendet në brigjet e Nilit, rreth 2.5 km. në veri të Luksorit. Ai përbëhet nga katër pjesë kryesore, Mjedisi Tempullor i Amon-Rahut, Mjedisi Tempullor i Montu-së, Mjedisi Tempullor i Mutit dhe Tempulli i Amonhotepit të IV (i zbërthyer), ashtu si dhe disa tempuj më të vegjël dhe faltore që gjenden brenda mureve rrethuese të katër pjesëve kryesore dhe mjaft shëtitore me sfiksa me koka dashi që lidhin mjedisin e Mutit, mjedisin e Amon-Rahut dhe Tempullin e Luksorit.

Ndërtesat në kompleks nisën gjatë mbretërimit të Senusretit të I në Mbretërisë së Mesme dhe vazhduan deri në Periudhën Ptolemease, megjithëse shumica e ndërtesave datojnë nga Mbretëria e RE. Zona përreth Karnakut gjendej Ipet-isut-i ("Më i Zgjedhuri i Vendeve" në gjuhën e lashtë egjiptiane) dhe vendi kryesor i adhurimit të Triadës Tebane gjatë Dinastisë së XVIII me në krye zotin Amon. Është pjesë e qytetit monumental të Tebës.

 Pamje nga lart e Karnakut

Historia e kompleksit të Karnakut përputhet pak a shumë me historinë e Tebës dhe rolin e saj ndryshues kulturor. Qyteti i Tebës nuk duket të ketë qenë i rëndësishëm përpara Dinastisë së XI dhe tempulli i mëparshëm duhet të ketë qenë relativisht i vogël, me faltore të kushtuara hyjnive të hershme të Tebës, perëndeshës së Tokës Mut dhe zotit të luftës Montu. Ndërtimet e hershme u shkatërruan nga pushtuesit. Artefakti më i hershëm i njohur që është gjetur në zonën e tempullit është një tempulli vogël tetëkëndor nga Dinastia e XI, që përmend Amon-Ra-hun. Amoni (shpesh i quajtur Amen) kishte qenë perëndia mbrojtëse e qytetit të Tebës. Ai identifikohej me dashin dhe me patën. Kuptimi egjiptian i emrit Amon është "i fshehtë" ose "zoti i fshehtë".[1] Puna madhore ndërtuese në Mjedisin e Amon-Ra-hut nisi gjatë Dinastisë së XI kur Teba u bë kryeqyteti i Egjiptit të ribashkuar. Tutmosi I ngriti një mur rrethues duke lidhur pilonët e katërt dhe të pestë, të cilët përfshinin pjesën më hershme të tempullit. Ndërtimi i Sallës së Madhe Hipostile mund të ketë filluar gjithashtu gjatë Dinastisë së XI, megjithëse shumica e ndërtimeve të reja u ndërmorën nën mbretërimin e Setit të I dhe Ramsesit të II. Pothuajse çdo faraon i asaj dinastie i ka shtuar diçka mjedisit të tempullit. Merenptahu përkujtoi fitoret e tija mbi Popujt e Detit (popuj barbarë që shumë studiues i lidhin me grekët e periudhës mikenase) mbi muret e Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut, nisja e shëtitores procesionale të Tempullit të Luksorit. Hatshepsuti ka ndërtuar monumente dhe gjithashtu ka restauruar Mjedisin origjinal Tempullor të perëndeshës Mut, që ishte shkatërruar nga pushtuesit Hyksos. Ajo kishte ciftin e obelisqeve në atë kohë më të lartit në botë, të ngritur në hyrje të tempullit. Njëri qëndron akoma, si obelisku i mbijetuar më i gjatë në Tokë; ndërsa tjetri është thyer më dysh dhe pa majë. Një tjetër projekt në këtë sit, kapela e kuqe, u nis si një faltore barke dhe fillimisht, mund të ketë qëndruar midis dy obelisqeve. Më vonë ajo urdhëroi ndërtimin e dy obelisqeve të tjerë për të celebruar jubileun e saj të vitit të 16 si faraon; njëri nga obelisqet u thye gjatë ndërtimit dhe kështu në vend të tij u ndërtua një i tretë. Obelisku i thyer u la në vend-nxjerrjen e tij në Asuan, ku qëndron akoma edhe sot. I njohur si obelisku i pambaruar ai dëshmon se si nxirreshin obelisqet.[2] Ndryshimi i fundit madhor në projektin e Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut qe shtimi i pilonit të parë dhe rrethimi masiv me mure i gjithë mjedisit, të realizuara nga faraoni Nektanebo I. Në 323, Konstandini i Madh njohu besimin e krishterë dhe në 356 Konstandini II urdhëroi mbylljen e tempujve paganë përgjatë gjithë perandorisë. Karnaku që nga kjo kohë më së shumti u braktis dhe u ndërtuan kisha të krishtera mes rrënojave, shembulli më i famshëm i kësaj është ripërdorimi i hollit qëndror të Sallës së Festës së Tutmosit të III, ku dekorimet e ngjyrosura të shenjtëve dhe mbishkrimeve në gjuhën kopte mund të shihen akoma. Vendndodhja e saktë e Tebës në Evropën mesjetare ishte e panjohur, megjithëse si Herodoti ashtu dhe Straboni tregonin vendndodhjen e saktë të Tebës dhe sa duhej të udhëtohej përgjatë Nilit që të mbërrije aty. Hartat e Egjiptit, të bazuara në punimin kolosal të Shekullit të IItë Klaudio Ptolemeut, Gjeografia, kishte qarkulluar në Evropë që nga fundi i Shekullit të XIV, të gjitha duke treguar vendëndodhjen e Tebës (Diospolis). Megjithë këtë, mjaft autorë evropianë të shekujve të XV dhe XVI që vizituan vetëm Egjiptin e Poshtëm dhe publikuan shënimet e tyre të udhëtimit, si Joos van Ghistele ose André Thévet, e vendosën Tebën ngjitur ose afër qytetit antik të Memfisit.

 Plani i ndërtimit tempullit të Amonit me diferencimin e etapave të ndërtimit

Kompleksi Tempullor i Karnakut përshkruhet për herë të parë nga një venecian i panjohur në vitin 1589, megjithëse në shënimet e tij nuk tregohet emri i kompleksit. Këto shënime, që gjenden tashmë në Biblioteca Nazionale Centrale di Firenze, është përmendja e parë e njohur evropiane, që nga autorët e lashtë greko-romakë, rreth një numri të madh monumentesh në Egjiptin e Sipërm dhe Nubinë, duke përfshirë Karnakun, tempullin e Luksorit, Kolosin e Memnonit, Esnan, Edfunë, Kom Ombon, Filaen dhe të tjera. Karnaku si një emër fshati dhe emër i kompleksit, përmendet për herë të parë në vitin 1668, kur dy vëllezër misionarë kapuçinë, Protais dhe Charles François d'Orléans udhëtuan nëpër zonë. Shkrimi i Protais-it rreth udhëtimit të tyre u publikua nga Melchisédech Thévenot (Relations de divers voyages curieux, 1670s–1696 editions) dhe Johann Michael Vansleb (The Present State of Egypt, 1678). Vizatimi i parë i Karnakut gjendet në shënimet e udhëtimit të Paul Lucas-it në 1704, (Voyage du Sieur paul Lucas au Levant). Ato janë mjaft të pasakta dhe mund të jenë mjaft ngatërruese për sytë modernë. Lucasi udhëtoi në Egjipt gjatë viteve 1699–1703. Vizatimi tregon një përzierie të Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut dhe Mjedisit Tempullor të Montu-së, të bazuara në një kompleks të kufizuar nga tre portikë gjigandë të Ptolemeut të III Euergetes dhe Ptolemeut të IV Filopator si dhe piloni i parë gjigand i Mjedisit Tempullor të Amon-Ra-hut, 113 m. i gjatë, 43 m. i lartë dhe 15 m. i trashë. Karnaku u vizitua dhe përshkrua në mënyrë të njëpasnjëshme nga Claude Sicard dhe shoku i tij i udhëtimit Pierre Laurent Pincia (1718 dhe 1720–1721), Granger (1731), Frederick Louis Norden (1737–1738), Richard Pococke (1738), James Bruce (1769), Charles-Nicolas-Sigisbert Sonnini de Manoncourt (1777), William George Browne (1792–1793) dhe në fund nga një numë shkencëtarësh të ekspeditës së Napoleonit, duke përfshirë Vivant Denon, gjatë kohës 1798–1799. Claude-Étienne Savary e përshkruan kompleksin në mënyrë mjaft të hollësishme në veprën e tij të vitit 1785; veçanërisht në dritën që shënimet e tij fiksionale mbi një udhëtim të pretenduar në Egjiptin e Sipërm, i përpiluar me informacione nga udhëtarët e tjerë. Savary vizitoi Egjiptin e Poshtëm në 1777–1778 dhe publikoi një vepër edhe rreth tij.

^ Desmond Stewert and editors of the Newsweek Book Division "The Pyramids and Sphinx", 1971, fq. 60–62 ^ The Unfinished Obelisk nga Peter Tyson, 16 mars 1999, NOVA online adventure
Photographies by:
Gary Todd from Xinzheng, China - CC0
Statistics: Position
7065
Statistics: Rank
9189

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
356982147Click/tap this sequence: 7338
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Karnaku ?

Booking.com
491.491 visits in total, 9.211 Points of interest, 405 Destinations, 13 visits today.