महात्मा गांधी ( Mahatma Gandi )

Mohandas Karamchand Gandhi (મોહનદાસ કરમચંદ ગાંધી; Hindi: मोहनदास करमचंद गांधीcode: hi is deprecated ) (2 tetor 1869 - 30 janar 1948) ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë "lëvizjes indiane për pavarësi". Ishte i pari i lëvizjes "Satyagraha" (fuqia e shpirtit, ose fuqia e të vërtetës). Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile - një term që përdoret shumë nga Gandi në deklaratat dhe shkrimet e tij . Filozofia e tij, u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa(jo dhunës). Filozofia e tij dhe udhëheqja e ndihmoi të fitojë pavarësinë e Indisë dhe lëvizjet e frymëzuan të drejtat civile dhe lirin në të gjithë botën. Gandhi është përmendur shpesh si Mahatma ( महात्मा mahātmā ) ose "Great Soul" (shpirtmadh), një nderim i aplikuar së pari atij nga Rabindranath Tagore) . Në Indi ai është quajtur edhe Bapu (બાપુ , bāpu ose "Ati") dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si Ati i kombit. Ditëlindja e tij, 2 tetor, do të përkujtohet si Gandhi Jayanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si "Dita ndërkombëtre kundër dhunës". Gandi u vra më 30 janar 1948 nga Nathuram Godse.

Destinations