बादामी गुफा मंदिर

( Tempujt shpellorë në Badami )

Tempujt shpellorë në Badami janë një kompleks prej pesë tempujsh shpellorë hindu, xhainistë dhe me gjasa budistë që gjenden në Badami, një qytet në distriktin Bagalkot në pjesën veriore të Karnatakas në Indi. Shpellat konsiderohen një shembull i arkitekturës shkëmbore të Indisë, veçanërisht i Arkitekturës Badami Chalukya, që daton që nga shekulli i VI. Badami ishte më parë i njohur si Vataapi Badami, kryeqyteti i hershëm i dinastisë Chalukya, që sundoi një pjesë të madhe të Karnataka-s nga shekulli i VI deri në shekullin e VIII. Badami gjendet në bregun perëndimorë të një liqeni artificial të rrethuar nga një mur dheu me shkallë guri; është i rrethuar në veri dhe jug nga fortesa të ndërtuara në kohë më të vona. Tempujt shpellorë në Badami përfaqësojnë disa nga shembujt më të hershëm të njohur të tempujve hindu. UNESCO e ka përshkruar dizajnin e tempuve shpellorë në Badami dhe në Aihole, si transformues të as luginës së lumit Malaprabha në djepin e arkitekturës tempullore që p...Lexo akoma

Tempujt shpellorë në Badami janë një kompleks prej pesë tempujsh shpellorë hindu, xhainistë dhe me gjasa budistë që gjenden në Badami, një qytet në distriktin Bagalkot në pjesën veriore të Karnatakas në Indi. Shpellat konsiderohen një shembull i arkitekturës shkëmbore të Indisë, veçanërisht i Arkitekturës Badami Chalukya, që daton që nga shekulli i VI. Badami ishte më parë i njohur si Vataapi Badami, kryeqyteti i hershëm i dinastisë Chalukya, që sundoi një pjesë të madhe të Karnataka-s nga shekulli i VI deri në shekullin e VIII. Badami gjendet në bregun perëndimorë të një liqeni artificial të rrethuar nga një mur dheu me shkallë guri; është i rrethuar në veri dhe jug nga fortesa të ndërtuara në kohë më të vona. Tempujt shpellorë në Badami përfaqësojnë disa nga shembujt më të hershëm të njohur të tempujve hindu. UNESCO e ka përshkruar dizajnin e tempuve shpellorë në Badami dhe në Aihole, si transformues të as luginës së lumit Malaprabha në djepin e arkitekturës tempullore që përckatoi komponentët e tempujve të mëvonshëm hindu kudo në Indi. Shpellat nga 1 deri në 4 janë në skarpatën e kodrës në formacionin e shkëmbit ranor të Badamit, në jug-lindje të qytetit. Në shpellën 1, midis skulpturave të ndryshmetë hyjnive hindu dhe temat e tyre, një skalitje e shquar është Shiva duke kërcyer Tandava si Nataraja. Shpella 2 është kryesisht e ngjashme me shpellën 1 për sa i përket planimetrisë dhe përmasave, me subjektet hindu nga të cilat relievi i Vishnu-s si Trivikrama është më i madhi. Shpella më e madhe është shpella 3, që është e lidhur me mitologjinë e Vishnu-së dhe që është gjithashtu shpella me skalitjet më të sofistikuara në kompleks. Shpella 4 i është kushtuar nderimit të figurave të xhainizmit. Shpella 5 mund të jetë një shpellë budiste. Një tjetër shpellë u zbulua në vitin 2015, rreth 500 m nga katër shpellat kryesore, me 27 relieve hindu.

 Mbishkrim i skalitur në gjuhën kanada (i datuar rreth vitit 578 të e.s.) i shpellës 3

Tempujt shpellorë, të numëruar nga 1 deri në 4 në rendin e krijimit të tyre, që qytetin e Badamit, (i njohur edhe si kryeqyteti i hershëm i dinastisë Chalukya[1]) janë datuar nga shekulli i VI e tëhu. Datimi i saktë njihet vetëm për shpellën 3, që është një tempull kushtuar Vishnu-së. Një mbishkrim i gjetur aty regjistron krijimin e faltores nga Mangalesha në datën Saka 500 (kalendari hënor, viti 578/579 i e.s.).[2] Mbishkrimi, i shkruar në gjuhën kanada,[3][4] ka lejuar datimin e këtyre tempujve shkëmboro-shpellorë në shekullin e VI.[3][5][6] Kompleksi i shpellave në Badami është përcaktuar si kandidaturë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nën titullin "Evolucioni i arkitekturës tempullore Aihole-Badami-Pattadakal" në luginën e lumit Malaprabha, e konsideruar si djepi i arkitekturës tempullore që krijoi modelin e tempujve hindu në rajon.[7][8] Punimet artistike në shpellat 1 dhe 2 paraqesin stilin verior të Dekanit të shekujve të VI dhe të VII, ndërsa ato në shpellën 3 përfaqësojnë njëkohësisht dy tradita artistike të lashta të Indisë; stilin verior të arkitekturës Nagara dhe atë jugor të arkitekturës dravida.[9][10] Shpella 3 tregon edhe ikona dhe relieve në stilin Vesara, një shkrirje krijuese e ideve nga të dy stilet, ashtu si dhe disa nga shembujt historik më të hershëm të mbijetuar në Karnataka të motifeve yantra-chakra (simbolizëm gjeometrik) dhe piktura me ngjyra.[11][12][13] Tre shpellat e para kanë skulptura të ikonave dhe legjendave hindu që kanë të bëjnë me Shivan dhe Vishnunë,[14] ndërsa shpella 4 ka ikona dhe motive xhainiste.[15]

 Shpellat në skarpatën mbi liqenin Agastya^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Historybadami ^ James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 409 ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura fergusson405 ^ George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 50 ^ George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 38–50 ^ James Burgess: The Cave Temples of India; 1880, W.H. Allen & Company, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 406 ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Madan174 ^ "Evolution of Temple Architecture – Aihole-Badami- Pattadakal". UNESCO. 2004. Marrë më 21 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura jcharle68 ^ Jill Tilden: First Under Heaven: The Art of Asia; 1997, Hali Publishers, ISBN 978-1-898113-35-5, fq. 31–32 ^ Kapila Vatsyayan & Bettina Bäumer: Kalātattvakośa: A Lexicon of Fundamental Concepts of the Indian Arts; 1992, Motilal Banarsidass , ISBN 978-81-208-1044-0, fq. 79–84 ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura stellakramrischpaint ^ James C. Harle: The Art and Architecture of the Indian Subcontinent; 1994, Yale University Press, ISBN 978-0-300-06217-5, fq. 361, 166 ^ Alice Boner: Principles of Composition in Hindu Sculpture: Cave Temple Period; 1990, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-0705-1, fq. 89–95, 115–124, 174–184 ^ "Cave 4, Badami: Jain Tirthankaras". art-and-archaeology.com, Princeton University. Marrë më 21 tetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
Photographies by:
Statistics: Position
433
Statistics: Rank
191948

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
147239658Click/tap this sequence: 6264
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Tempujt shpellorë në Badami ?

Booking.com
492.993 visits in total, 9.215 Points of interest, 405 Destinations, 69 visits today.