Tempulli Kailasa është një nga tempujt e lashtë hindu të skalitur në shkëmb që gjendet në Ellora, në shtetin indian Maharashtra. Është një megalit i skalitur në një shkëmb të vetëm i konsideruar një nga tempujt shpellor më të shquar të Indisë, për shkak të përmasave të tij, si trajtimit arkitekturor dhe skulpturor. Tempulli Kailasa (shpella 16) është një nga 34 tempujt shpella dhe manastire të njohur kolektivisht si Shpellat Ellora. Ndërtimi i tij përgjithësisht i atribuohet mbretit të shekullit të VIII të dinastisë Rashtrakuta, Krishna I. Arkitektura e tempullit tregon gjurmë të stilit arkitekturor Pallava.

 Tempulli Kailasa nga maja e shkëmbit

Ndërtimi i tempullit shpesh i atribuohet mbretit të dinastisë Rashtrakuta Krishna I (mbretëruar në vitet 756-773 të e.s.), bazuar në disa mbishkrime që e lidhin tempullin me Krishnaraja-n. Megjithatë, një identifikim i tillë është problematik, pasi këto mbishkrime nuk janë të lidhura fizikisht me shpellat dhe nuk datojnë nga mbretërimi i Krishnaraja-s.[1]

Pllakatat Baroda (rreth viteve 812-813 të e.s.), numërojnë rreth 40 vjet pas mbretërimit të Krishna-s I, përmendin Krishnaraja-n si padronin e Kailasanatha dhe përmendin po ashtu një tempull të Shivës në Elapura (Ellora). Këto pllakata regjistrojnë dhurimin e një fshati nga Karkaraja II, një sundues i një dege të dinastisë Rashtrakuta të Gujaratit. Sipas këtyre pllakatave, mbreti ndërtoi një tempull kaq të mrekullueshëm sa edhe zotat dhe arkitektët u mahnitën.[1] Shumica e studiuesve besojnë se kjo është një referenë ndaj tempullit Kailasa të Shivës në Ellora. Megjithatë, dhurimi i tokës i bërë nga pasuesi i Krishna-s I nuk përmban një referim të tillë.[2]

^ a b Lisa Owen: Carving Devotion in the Jain Caves at Ellora; 2012, BRILL, isbn 90-04-20629-9, fq. 135 ^ Lisa Owen: Carving Devotion in the Jain Caves at Ellora; 2012, BRILL, isbn 90-04-20629-9, fq. 136
Photographies by:
Gaurhav H. Atri - CC BY-SA 2.0
Jean-Pierre Dalbéra from Paris, France - CC BY 2.0
Jean-Pierre Dalbéra from Paris, France - CC BY 2.0
Statistics: Position
2
Statistics: Rank
10832442

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
182935746Click/tap this sequence: 9586

Google street view

Videos

Where can you sleep near Tempulli Kailasa ?

Booking.com
490.562 visits in total, 9.205 Points of interest, 404 Destinations, 34 visits today.