अजंता गुफाएँ

( Shpellat Ajanta )

Shpellat Ajanta në distriktin Aurangabad të shtetit të Maharashtras në Indi janë rreth 30 monumente shpellash shkëmbore budiste që datojnë që nga shekulli i II p.e.s. deri rreth vitit 480 ose 650 të e.s.. Shpellat përfshijnë piktura dhe skulptura të përshkruara nga agjensia qeveritare Archaeological Survey of India si "shembujt më të bukur të mbijetuar të artit indian, veçanërisht të pikturës", që janë kryevepra të artit fetar budist, me figura të Budës dhe piktura të rrëfenjave Jataka. Shpellat janë ndërtuar në dy faza duke filluar rreth shekullit të II p.e.s., me grupin e dytë të shpellave të ndërtuar rreth viteve 400–650 të e.s. sipas referencave më të vjetra, ose të gjitha në një periudhë të shkurtër midis viteve 460 deri në 480 sipas sugjerimeve më të fundit të Walter M. Spink. Siti është një monument i mbrojtur nën kujdesin e Archaeological Survey of India, dhe që nga viti 1983, Shpellat Ajanta janë shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Bashkë me S...Lexo akoma

Shpellat Ajanta në distriktin Aurangabad të shtetit të Maharashtras në Indi janë rreth 30 monumente shpellash shkëmbore budiste që datojnë që nga shekulli i II p.e.s. deri rreth vitit 480 ose 650 të e.s.. Shpellat përfshijnë piktura dhe skulptura të përshkruara nga agjensia qeveritare Archaeological Survey of India si "shembujt më të bukur të mbijetuar të artit indian, veçanërisht të pikturës", që janë kryevepra të artit fetar budist, me figura të Budës dhe piktura të rrëfenjave Jataka. Shpellat janë ndërtuar në dy faza duke filluar rreth shekullit të II p.e.s., me grupin e dytë të shpellave të ndërtuar rreth viteve 400–650 të e.s. sipas referencave më të vjetra, ose të gjitha në një periudhë të shkurtër midis viteve 460 deri në 480 sipas sugjerimeve më të fundit të Walter M. Spink. Siti është një monument i mbrojtur nën kujdesin e Archaeological Survey of India, dhe që nga viti 1983, Shpellat Ajanta janë shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Bashkë me Shpellat Ellora, janë tërheqja më e rëndësishme turistike e rajonit të Marathwada-s në Maharashtra. Rreth 59 km nga stacioni hekurudhor Jalgaon në linjën Delhi – Bombei dhe linja Howrah-Nagpur-Bombei i hekurudhës së zonës qendrore dhe 104 km nga qyteti i Aurangabadit. Ato janë 100 km nga Shpellat Ellora, që përmbajnë tempuj Hindu dhe Xhainist ashtu si dhe shpella budiste, e fundit daton nga një periudhë e ngjashme me atë të Shpellave Ajanta. Shpellat Ajanta janë skalitur në faqen e rrëpirës shkëmbore që është në faqen jugore të një gryke në formë U-je në lumin e vogël Waghur, dhe megjithëse tashmë janë përgjatë dhe sipër një rrugine moderne që shkon përgjatë rrëpirës shkëmbore ato fillimisht arriheshin nga shkallë individuale nga krahu i lumit 10-35 m poshtë. Zona fillimisht ishte e mbuluar nga pyje të dendura dhe pasi siti pushoi së përdoruri shpellat u mbuluan nga xhungla deri kur aksidentalisht u rizbuluan në vitin 1819 nga një oficer britanik gjatë gjuetisë. Ato janë ndërtesa monastike budiste, që përfaqësojnë një numër të dallueshëm "manastiresh" ose kolegjesh. Shpellat janë numëruar nga 1 deri në 28 sipas vendit të tyre përgjatë rrugicës, duke filluar në hyrje. Mjaft prej tyre janë të pa përfunduara dhe disa janë të sapo-filluara dhe të tjerat janë faltore të vogla, të përfshira në numërimin tradicional si psh. "9A"; "Shpella 15A" ishte akoma e fshehur nën rrënoja kur u bë numërimi. Më tej rreth grykës janë një numër ujëvarash, që kur lumi është i mbushur me ujë janë të dëgjueshme edhe nga brenda shpellave. Shpellat formojnë korpusin më të madh të pikurave të hershme murale të Indisë; shembuj të tjerë të mbijetuar nga zona e Indisë moderne janë shumë të pakta, megjithëse janë të lidhura me pikturat e shekullit të V në Sigiriya të Sri Lankas. Skalitjet e rafinuara arkitekturore në shumë shpella janë shumë të rralla dhe stili i shumë skulpturave është më së shumti vendor, i gjetur vetën në pak raste të afërta të siteve bashkëkohëse, megjithëse tradita Ajanta mund të lidhet me Shpellat e mëvonshme Hindu Ellora dhe site të tjera.

 Pamje Panoramike e Shpellave Ajanta nga kodra e afërt

Si manastiret e tjera të lashta budiste, Ajanta theksonte fortë mësimet dhe ishte e ndarë në mjaft shpella të ndryshme për të jetuar, mësuar dhe adhuruar nën një drejtim qendror. Murgjërit me gjasa ishin të caktuar në shpellat specifike për të jetuar. Projekti pasqyron këtë strukturë organizative, me shumicën e shpellave të lidhura vetëm me pjesën e jashtme. Studiuesi kinez i shekullit të VII, Xuanzang, duke i vizituar në informon se Dignaga, një filozof i shquar budist dhe kundërthënës, autor i librave të mirë-njohura mbi logjikën, jetoi në Ajanta në shekullin e V. Fillimisht vendbanimi duhet të ketë bujtur disa qindra mësues dhe nxënës. Shumë murgjër që e kishin mbaruar trajnimin e tyre të parë riktheheshin në Ajanta gjatë stinës së mosuneve nga një stil jetese në udhëtim. Përgjithësisht bihet dakord se shpellat janë bërë në dy periudha të ndara nga disa shekuj.

Shpellat e periudhës së parë (Satavahana)  Shpellat Ajanta

Grupi më i hershëm i shpellave konsiston në shpellat 9, 10, 12, 13 dhe 15A. Sipas Walter Spink, ato u ndërtuan gjatë periudhës nga viti 100 p.e.s. deri në vitin 100 të e.s., me gjasa nën patronazhin e dinastisë Satavahana (230 p.e.s. – rreth 220 të e.s.) që sunduan rajonin.[1] Të tjerë parapëlqejnë ta datojnë në periudhën midis vitit 300 p.e.s. deri në vitin 100 p.e.s., megjithëse për grupin e shpellave të hershme përgjithësisht bihet dakord.[2] Shpellat më të hershme mund të jenë shkatërruar nga gërmimet e mëvonshme. Nga këto, Shpella 9 dhe 10 janë holle stupash në formën e chaitya-griha-s dhe shpellat 12, 13 dhe 15A janë vihāra. Faza e parë quhet akoma faza Hinayāna, pasi u krijuan kur, duke përdorur terminologjinë tradicionale, Hinayāna ose mjete më të vogla tradicionale të budizmit ishin mbizotëruese, kur Buda nderohej simbolikisht.[3] Gjithësesi përdorimi i termit Hinayana për të këtë periudhë të budizmit tashmë është hedhur poshtë nga historianët; ashtu si dhe shpellat e periudhës së dytë tashmë janë datuar kryesisht shumë më herët për tu quajtur saktësisht Mahayana dhe nuk tregojnë akoma kastën plotësisht të zgjeruar të qenieve të mbinatyrshme, karakteristike të asaj faze të artit budist. Shpellat e periudhës së parë Satavahana nuk kanë skulptura figurative, duke vënë në dukje stupat në vend të tyre dhe në shpellat e periudhës së dytë shumica mbizotëruese e imazheve e paraqesin Budën vetëm, ose paraqesin skena të jetës së tij. Spink beson se disa kohë pasi shpellat e periudhës Satavahana u realizuan, siti u braktis për një periudhë të konsiderueshme deri në mes të shekullit të V, me gjasa për shkak se rajoni ishte kthyer kryesisht në Hindu[4]

 Skenë nga shpella 1Shpellat e periudhës së dytë ose Vākāṭaka

Faza e dytë filloi në shekullin e V. Për një kohë të gjatë mendohej se shpellat e vona ishin bërë gjatë një periudhe të gjatë nga shekulli i IV deri në shekullin e VII,[5] por në dekadat e fundit një seri studimesh nga ekspertët të shpellave, kryesuar nga Walter M. Spink, kanë argumentuar se shumica e punimeve mori udhë përgjatë një periudhe të shkurtër nga viti 460 deri në vitin 480 të e.s.,[4] gjatë mbretërimit të perandorit Harishena të dinastisë Vākāṭaka. Kjo pikpamje është kritikuar nga disa studiues,[6] por tani është pranuar gjerësisht nga shumica e autorëve të librave të përgjithshëm mbi artin indian, si për shembull nga Huntington dhe Harle. Periudha e dytë është akoma e quajtur Mahāyāna ose periudha e mjeteve të mëdha, por studiuesit tashmë priren ta shmangin këtë nomenklaturë për shkak të problemeve që janë shfaqur rreth kuptimit tonë të Mahāyāna-s.[7] Rreth 20 tempuj shpellorë u krijuan njëkohësisht, në pjesën më të madhe vihara me një qelë të shënjtë mbrapa. Shpellat më të rafinuara u realizuan në këtë periudhë, që përfshinë disa "modernizime" të shpellave të hershme. Spink pohon se është e mundur të vendosësh një datim për këtë periudhë me një nivel të lartë saktësie.[8] Megjithëse debatet vazhdojnë akoma, idetë e Spink-ut bëhen gjithmonë e më gjerësisht të pranuara, të paktën në përfundimet e tyre të gjera. Websiti i Archaeological Survey of India paraqet akoma datimin tradicional: "Faza e dytë e pikturave filloi rreth shekujve të V dhe të VI të e.s. dhe vazhdoi për dy shekujt e ardhshëm". Shpellat e periudhës së dytë janë shpellat nga 1–8, shpella 11 dhe shpellat nga 14–29, disa prej të cilave me gjasa zgjerime të shpellave të mëparshme. Shpellat 19, 26 dhe 29 janë chaitya-griha, pjesa tjetër vihara. Sipas Spink, Shpellat Ajanta duket se u braktisën nga padronët e pasur pak pas rënies së Harishena-s, rreth vitit 480 të e.s.. Ato më pas u braktisën gradualisht dhe u harruan.[9] Gjatë shekujve të ndërmjetëm, xhungla u rikthye dhe shpellat u fshehën, të pavizituara dhe të pashqetësuara, megjithëse popullsia vendore ishin në dijeni të të paktën disa prej tyre.[10]

Rizbulimi  Pamje panoramike nga sipër shpellave; numërimi i shpellave bëhet nga e djathta në të majtë

Më 28 prill 1819, një zyrtar britanik, John Smith, i kalorësisë së 28-të, ndërsa po bënte gjueti për të vrarë tigra, aksidentalisht zbuloi hyrjen e shpellës 10 thellë brenda një gëmushe të fshehtë. Kishte gjithashtu banorë vendorë që i përdornin shpellat për lutjet me një zjarr të vogël, kur ai arriti. Duke eksploruar atë shpellë të parë, prej kohësh strehë për asgjë më shumë se zogjtë dhe lakuriqtë e natës dhe strofull për kafshët më të mëdha, kapiteni Smith e vandalizoi murin duke gërvishtur emrin dhe datën, prill 1819, mbi trupin e një bodhisattva. Meqë ai qëndronte mbi një grumbull rrënojash mbi 1.6 metra i lartë i grumbulluar gjatë viteve, mbishkrimi është mjaft mbi nivelin e shikimit të një të rrituri sot.[11] Një raport mbi shpellat i William Erskine u lexua në Bombay Literary Society në vitin 1822.[12] Brenda pak dekadave, shpellat u bënë të famshme për natyrën e tyre "ekzotike", arkitekturën mbresëlënëse dhe mbi të gjitha për pikturat e tyre të jashtëzakonshme dhe unike. Një numë projektesh për të kopjuar pikturat u bë në shekullin pas rizbulimit. Në vitin 1848 Royal Asiatic Society caktoi "komisionin e Tempujve Shpellorë të Bombeit" për të pastruar, rregulluar dhe regjistruar sitet më të rëndësishme shkëmbore në rajonin e Bombeit, me John Wilsonin si president. Në vitin 1861 këto u bënë bërthama e agjensisë së re “Archaeological Survey of India”.[13] Siti i Ajanta-s ishte territor i shtetit princëror të Nizam-it të Hyderabad-it në vend të Indisë britanike dhe Ghulam Yazdani (1885-1962), i cili themeloi departamentin e arkeologjisë në shtetin e Hyderabadit në vitin 1914 dhe e drejtoi për mbi 30 vjet, luajti një rol të konsiderueshëm në konservimin e kërkimin e këtij siti dhe publikoi një seri monografish mbi të. Deri sa qeverisja e Nizamit ndërtoi rrugicën moderne midis shpellave, mes përpjekjeve të tjera për ta bërë sitin të vizitueshëm lehtësisht, një udhëtim në Ajanta ishte një aventurë e konsiderueshme dhe udhëpërshkrimet bashkëkohëse i përshkruajnë me kënaqsi rrëziqet nga rënia nga shkëmbinjtë e ngushtë, kafshët dhe komunitetin Bhil, që ishin të armatosur me shtiza dhe harqe dhe që kishin një reputacion si të patrembur.[14] Sot, mjaft lehtësisht kombinuar me Shpellat Ellora në një udhëtim të vetëm, shpellat janë destinacioni turistik më popullor në Mahrashtra dhe shpesh janë të mbipopulluara në ditët e festave, duke e rritur rrezikun për shpellat, veçanërisht për pikturat.[15] Në vitin 2012, Maharashtra Tourism Development Corporation shpalli planet për të shtuar në qendrën e vizitorëve ASI në hyrje të kopjeve tërësore të shpellave 1, 2, 16 & 17 për të reduktuar mbipopullimin në shpellat zanafilore dhe tu mundësonte vizitorëve të merrnin një ide më të mirë pamore të pikturave, që janë të ndriçuara keq dhe të vështira për tu shquar në shpella.[16] Shifrat vjetore deri në mars 2010 tregonin një tërësi prej 390,000 visitorësh në sit, të ndarë në 362,000 vendas dhe 27,000 të huaj. Trendi gjatë disa viteve më parë tregon një rritje të konsiderueshme të vizitorëve vendas, por një rënie të të huajve; Viti 2010 ishte i pari në të cilin vizitorët e huaj në Shpellat Ellora i tejkalonin ata në Ajanta.[17]

^ Walter Spink, (2006), fq. 4–6. ^ Nagaraju 1981, fq. 98–103 ^ Michell, fq. 335 ^ a b Spink (2006), fq. 4 ^ The UNESCO World Heritage List website për shembull thotë "29 shpellat ishin gërmuar duke filluar rreth vitit 200 p.e.s., por u braktisën në vitin 650 të e.s. në favor të Ellora-s" ^ Për shembull nga Karl Khandalavala, A. P. Jamkhedkar dhe Brahmanand Deshpande. (Spink, vol. 2, fq. 117–134) ^ Singh, 2012, fq. 32–37 ^ Spink (2006), fq. 4–6 për përmbledhjen e kronologjisë së tij, zhvilluar në një hapësirë të madhe te libri i tij Ajanta: History and Development, 2005. ^ Spink (2006), fq. 5–6, 160–161 ^ Shiko intervistën me Walter Spink filmuar në Ajanta në janar 2012 në anglisht që përmban datimin e tij; Spink (2006), fq. 139 për referenca të "banorëve sporadik në disa shekuj të mëvonshëm", dukshëm duke bluar drith dhe mprehur veglat si dhe fq. 161 pë një të banor sadhu të mëvonshëm. ^ Spink (2006), fq. 139 dhe 3: "Duke zbritur në rrënoja ku shpellat janë skalitur, ai gërvishti emrin e tij (John Smith, 28th Cavalry, 28th April, 1819) përmes kraharorit të pafajshëm të një imazhi të Budës në shtyllën e trembëdhjetë në të djathtë në shpellën 10..." ^ Upadhya, fq. 3 ^ Gordon, fq. 231–234 ^ Cohen, fq. 47–49, 51 ^ Kapitulli 2 i Cohen-it trajton historinë dhe të ardhmen e vizitorve në Ajanta. ^ "Tourist centre to house replicas of Ajanta caves" Arkivuar 9 gusht 2012 tek Wayback Machine, Times of India, 5 gusht 2012, kontrolluar më 24 tetor 2012; shiko Cohen fq. 51 për një version më të hershëm të propozimit, duke rikrijuar shpellat 16, 17 dhe 21. ^ [aurangabad.nic.in/htmldocs/vision2020/10_groupnotourism.pdf VISION TOURISM 2020 – Aurangabad District], faqe 28, kontrolluar më 24 tetor 2012
Photographies by:
Dey.sandip - CC BY-SA 3.0
Freakyyash - CC BY-SA 3.0
Statistics: Position
71
Statistics: Rank
638636

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
416358972Click/tap this sequence: 2198

Google street view

Where can you sleep near Shpellat Ajanta ?

Booking.com
491.050 visits in total, 9.210 Points of interest, 405 Destinations, 56 visits today.