Thethi

Thethi është një fshat në njësinë administrative Shalë në rrethin e Shkodrës të Shqipërisë. Pas reformës së qeverisjes lokale të vitit 2015, ajo u bë pjesë e rrethit Shkodër dhe u shpall Qendër e Mbrojtur Historike nga Qeveria Shqiptare. Fshati është qendra e Parkut Kombëtar të Thethit, një zonë me bukuri natyrore të dalluara. Fshati ndodhet më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve me një bukuri të rallë, në veri të Shqipërisë. Shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh.

 Maja e Arapit

Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në defterin e regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha.

Në shekullin XVI, administrata osmane e caktoi pjesë të Sanxhakut të Dukagjinit me qendër në Pejë. Në fillim të shekullit XIX, fisi i Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkojë këtë zonë me Bushatlinjtë e Shkodrës.

Coronelli është i pari që e përmend Thethin në hartën e vitit 1688, ndërsa në vitin 1916-1917 shkon në fshatin Theth at Shtjefën Gjeçovi, i cili shkruan për të dhe e bën të njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkollë të ndërtuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe më pas në 1936 hapet rruga automobilistike që shoqërohet një vit më vonë edhe me hapjen e një agjencie turistike.

Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim, do të hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore për 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor.

Në vitin 1976, Thethi shpallet Park Kombëtar.[1] Pas ndryshimeve të ‘90–s, hoteli funksionon vetëm pjesërisht me një kapacitet prej 30 shtretërish dhe është privatizuar. Deri në vitin 1997, hoteli, që sot mban emrin Frashnishta, ka pritur e përcjellë shumë pushues vendas e të huaj, por me trazirat që përfshinë gjithë vendin u prish edhe rregulli i frekuentimit të zonës turistike të Thethit.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Lidhur me këtë fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, pa dyshim, vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, duke e krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri. Ndërsa për banorët e kësaj zone, Nopça ka shkruar se ”po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2 deri në 3 m i gjerë.[2]

^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 6 prill 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/id_30984/Ismet-Azizi:-Alpet-Shqiptare-dhe-Thethi.html
Photographies by:
peter_h - CC0
Statistics: Position
1868
Statistics: Rank
66365

Shto një koment të ri

Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Security
872465193Click/tap this sequence: 7372

Google street view

Where can you sleep near Thethi ?

Booking.com
490.271 visits in total, 9.200 Points of interest, 404 Destinations, 39 visits today.