Kompleksi Xhamija e Hadumit është një objekt sakral në Gjakovë, Kosovë. Xhamia e Hadumit është një monument i trashëgimisë kulturore.

Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër E.K.58/55. Objekti është ndërtuar gjatë sundimit të Perandorisë së Osmanlinjve, në dekadën e fundit të shekullit XVI.

Në defterin zyrtar te Perandorisë të vitit 1571, Gjakova përmendet si fshat, ndërsa tregu i saj konsiderohet si qendër tregtare rajonale. Në atë periudhë, konkretisht në në vitet 1594/1595, Hadum Sylejman Efendia - i njohur si "Hadum Aga", vendos ta financojë ndërtimin e një xhamie e cila do ta bartte emrin e tij. Pas ndërtimit të xhamisë në territorin e fushës së Jak Vulës, fillon zhvillimi i hovshëm i ekonomisë, pasi zejtarët nisin të vendosen në afërsi të objektit të saj. Në këtë mënyrë krijohet struktura e kompleksit të Çarshisë së Madhe, e cila më vonë luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të Gjakovës. ...Lexo akoma

Kompleksi Xhamija e Hadumit është një objekt sakral në Gjakovë, Kosovë. Xhamia e Hadumit është një monument i trashëgimisë kulturore.

Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër E.K.58/55. Objekti është ndërtuar gjatë sundimit të Perandorisë së Osmanlinjve, në dekadën e fundit të shekullit XVI.

Në defterin zyrtar te Perandorisë të vitit 1571, Gjakova përmendet si fshat, ndërsa tregu i saj konsiderohet si qendër tregtare rajonale. Në atë periudhë, konkretisht në në vitet 1594/1595, Hadum Sylejman Efendia - i njohur si "Hadum Aga", vendos ta financojë ndërtimin e një xhamie e cila do ta bartte emrin e tij. Pas ndërtimit të xhamisë në territorin e fushës së Jak Vulës, fillon zhvillimi i hovshëm i ekonomisë, pasi zejtarët nisin të vendosen në afërsi të objektit të saj. Në këtë mënyrë krijohet struktura e kompleksit të Çarshisë së Madhe, e cila më vonë luan rol të jashtëzakonshëm në zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të Gjakovës.

Sipas udhëpërshkruesit turk Evlia Çelebi, 70 vjet më vonë rreth fushës së Jak Vulës dhe Xhamisë së Hadumit ishin 2000 shtëpi, disa mesxhide dhe dy xhami monumentale, hane të mbuluara me plumb, hamami i bukur dhe 300 dyqane.

Photographies by:
Ardian Lumi - CC BY-SA 4.0
Gresasyla - CC BY-SA 3.0
Statistics: Position
5941
Statistics: Rank
14294

Shto një koment të ri

CAPTCHA
Security
189742635Click/tap this sequence: 5673
Esta pregunta es para comprobar si usted es un visitante humano y prevenir envíos de spam automatizado.

Google street view

Where can you sleep near Xhamia e Hadumit ?

Booking.com
491.421 visits in total, 9.211 Points of interest, 405 Destinations, 47 visits today.