Αλέξανδρος ο Μέγας ( Aleksandri i Madh )

Aleksandri i tretë i Maqedonisë (greqisht: Αλέξανδρος Γʹ ὁ Μακεδών, Aléksandros III ho Makedȏn), i njohur në shqip edhe si Aleksandri apo Leka i Madh, ka qenë mbret (basileus) i mbretërisë së lashtë helene të Maqedonisë dhe anëtar i dinastisë së Argeadëve. Ai lindi në agim të datës 21 korrik 356 pr.e.s. dhe vdiq më 13 qershor 323 pr.e.s.

Aleksandri i Madh ishte një ndër komandantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, ku në moshën 32 vjeçare kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së atëhershme (në shek IV p.e.s.). Aleksandri lindi në Pella të Maqedonisë greke në vitin 356 p.e.s. Babai i tij ishte mbreti i Maqedonisë, Filipi II dhe nëna e tij, princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes së Filipit II, i biri u ngjit në fron për të vazhduar traditën mbretërore. Aleksandri përfundoi bashkimin e të gjithë qytet-shteteve greke të kohës dhe pushtoi pjesën më të madhe të botës së atëhershme (Azisë së Vogël, Persisë, Egjiptit) duke arritur deri në Indi.

Emri i Aleksandrit rrjedh nga greqishtja antike dhe ka kuptimin 'Mbrojtës i njerëzve'. Alekso = mbroj, ndihmoj dhe andros = i burrave, njerëzve.

Destinations