Context of Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe lat. Emiratus Arabi Uniti - është shtet federal që ndodhet në skajin më lindor të Gadishullit Arabik në Gjirin Persik, që kufizohet në lindje nga Omani dhe në jug nga Arabia Saudite si dhe ndan kufij detarë me Katarin dhe Iranin.

EBA-të janë një federatë e përbërë nga shtatë Emirate. Çdo emirat është i qeverisur nga një emir i trashëguar që së bashku formojnë Këshillin Suprem Federal, organi më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv në vend. Një nga emirët zgjidhet President i Emirateve të Bashkuara Arabe. Emiratet përbërëse janë të Abu Dhabi, Ajman, Dubai, Fujairah, Ras al-Khaimah, Sharjah, dhe Umm Al-Quwain. Kryeqytet është Abu Dhabi, i cili është një nga dy qendrat e aktiviteteve tregtare dhe kulturore, së bashku me Dubai. Islami është feja zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe gjuha arabe është gjuhë zyrtare.

Në vitin 1962, Abu Dhabi u bë i pari nga Emiratet për të filluar eksportimin e naftës. Sheiku Zayed, sundi...Lexo akoma

Emiratet e Bashkuara Arabe lat. Emiratus Arabi Uniti - është shtet federal që ndodhet në skajin më lindor të Gadishullit Arabik në Gjirin Persik, që kufizohet në lindje nga Omani dhe në jug nga Arabia Saudite si dhe ndan kufij detarë me Katarin dhe Iranin.

EBA-të janë një federatë e përbërë nga shtatë Emirate. Çdo emirat është i qeverisur nga një emir i trashëguar që së bashku formojnë Këshillin Suprem Federal, organi më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv në vend. Një nga emirët zgjidhet President i Emirateve të Bashkuara Arabe. Emiratet përbërëse janë të Abu Dhabi, Ajman, Dubai, Fujairah, Ras al-Khaimah, Sharjah, dhe Umm Al-Quwain. Kryeqytet është Abu Dhabi, i cili është një nga dy qendrat e aktiviteteve tregtare dhe kulturore, së bashku me Dubai. Islami është feja zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe gjuha arabe është gjuhë zyrtare.

Në vitin 1962, Abu Dhabi u bë i pari nga Emiratet për të filluar eksportimin e naftës. Sheiku Zayed, sundimtar i Abu Dhabit dhe presidenti i parë i EBA, mbikqyri zhvillimin e Emirateve dhe i drejtoi të ardhurat e naftës në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Sot, rezervat e naftës të Emirateve renditen si rezervat e shtata më të mëdha në botë, dhe rezervat e gazit si rezervat shtatëmbëdhjeta më të mëdha në botë. Emiratet kanë një ekonomi me të ardhura të larta, e cila renditet si e nëntëmbëdhjeta më e lartë në terma të PBB-së për frymë. Qyteti më i populluar, Dubai, shfaqet si një qytet global dhe një portë biznesi për Azinë Perëndimore dhe Afrikën.

Where can you sleep near Emiratet e Bashkuara Arabe ?

Booking.com
490.763 visits in total, 9.208 Points of interest, 405 Destinations, 50 visits today.