Arabia Saudite
Context of Arabia Saudite
Mbretëria e Arabisë Saudite është shtet në Azinë Perëndimore. Arabia Saudite ndodhet në Gadishullin Arabik. Me një sipërfaqe toke përafërsisht 2,150,000 km2, Arabia Saudite është gjeografikisht shteti më i madh sovran në Azinë Perëndimore, i dyti për nga madhësia në botën arabe (pas Algjerisë), i pesti për nga madhësia në Azi dhe i 12-ti për nga madhësia në botë. Arabia Saudite kufizohet me Irakun, Jordanin, Kuvajtin, Omanin, Katarin , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemenin; ndahet nga Egjipti dhe Izraeli nga Gjiri i Akabes. ËshtË i vetmi shtet i cili ka dalje në Detin e Kuq, dhe në Gjirin Persik dhe pjesa më e madhe e terrenit të saj përbëhet nga shkretëtira e thatë, ultësira dhe malet. Që nga tetori 2018, ekonomia saudite ishte më e madhja në Lindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhja në botë. Arabia Saudite gjithashtu ka një nga popullsitë më të reja në botë: 50 përqind e 33.4 milion njerëzve janë nën 25 vjeç. Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe ...Lexo akoma
Mbretëria e Arabisë Saudite është shtet në Azinë Perëndimore. Arabia Saudite ndodhet në Gadishullin Arabik. Me një sipërfaqe toke përafërsisht 2,150,000 km2, Arabia Saudite është gjeografikisht shteti më i madh sovran në Azinë Perëndimore, i dyti për nga madhësia në botën arabe (pas Algjerisë), i pesti për nga madhësia në Azi dhe i 12-ti për nga madhësia në botë. Arabia Saudite kufizohet me Irakun, Jordanin, Kuvajtin, Omanin, Katarin , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemenin; ndahet nga Egjipti dhe Izraeli nga Gjiri i Akabes. ËshtË i vetmi shtet i cili ka dalje në Detin e Kuq, dhe në Gjirin Persik dhe pjesa më e madhe e terrenit të saj përbëhet nga shkretëtira e thatë, ultësira dhe malet. Që nga tetori 2018, ekonomia saudite ishte më e madhja në Lindjen e Mesme dhe e 18-ta më e madhja në botë. Arabia Saudite gjithashtu ka një nga popullsitë më të reja në botë: 50 përqind e 33.4 milion njerëzve janë nën 25 vjeç. Vendi është i njohur për qytete e shenjta të Mekës dhe Medinës dhe si vendlindje e fesë islame.
Zona e Arabisë Saudite të sotme më parë përbëhej nga kryesisht katër rajone të dallueshme: Hixhazi, Nexhdi dhe pjesë të Arabisë Lindore (Al-Ahsa) dhe Arabisë Jugore ('Asir). Mbretëria e Arabisë Saudite u themelua në vitin 1932 nga Ibn Saudi. Ai bashkoi të katër rajonet në një shtet të vetëm përmes një serie pushtimesh duke filluar në vitin 1902 me kapjen e Riadit, shtëpisë stërgjyshore të familjes së tij, Shtëpisë së Saudit. Arabia Saudite që atëherë ka qenë një monarki absolute totalitare, në të vërtetë një diktaturë e trashëgueshme e qeverisur përgjatë vijave islamike. Arabia Saudite ndonjëherë quhet "Toka e Dy Xhamive të Shenjta" në lidhje me Xhaminë e Shenjtë (në Mekë) dhe Xhaminë e Profetit (në Medinë), dy vendet më të shenjta në Islam. Gjuha zyrtare e shtetit është arabishtja.
More about Arabia Saudite
- Calling code +966
- Internet domain .sa
- Mains voltage 230V/60Hz
- Democracy index 2.08
- Population 791105
- Area 2250000
- Driving side right
- Artikulli kryesor: Historia e Arabisë Saudite
Nga të dhënat e historisë kuptohet se ky vend gjithnjë ka qenë i banuar nga Semitët. Për shkak të klimës së nxehtë, ekonomia e këtij vendi është ekonomi e bujqve endacakë të cilët shpesh arrinin të vendoseshin në luginat frytdhënëse. Vendosja më e madhe ishte ajo gjatë përhapjes së fesë islame nga profeti Muhamed në shekullin e VII-të. Myslimanët në krye me profetin e tyre arritën të krijojnë një perandori që shtrihej nga Spanja deri në Indi.
Mirëpo me zhvendosjen e kryeqendrës së perandorisë, brenda një kohe shumë të shkurtë Arabia humbi rëndësinë politike. Vetëm qytete e shenjta vizitoheshin nga besimtarët mysliman për çdo vit. Që nga shekulli i XVIII, Dinastia e Saudëve hynë në aleancë me Lëvizjen Reformuese Islamike Vehabistet që të arrijë bashkimin e fiseve më të rëndësishme arabe. Një përpjekje të tillë ka bërë Emiri Saud I me një invasion gjatë viteve 1803-1814 mirëpo përpjekja e tij përfundojë me një humbje të thellë që i shkaktoji veziri i sulltanit në Egjipt, Muhamet Ali Pashë Egjipti. Trupat e djalit të Saudit (Abdullah I) humbën betejat dy herë gjatë viteve 1818-1882 dhe më 1838-1843 dhe më këtë tokat e saudëve në Nexhd u okupuan nga trupat egjiptiane. Që nga kjo humbje prijësit saud vinin nga prijësi e fiseve besnike të Perandorisë Osmane.
Emiri ibn Saudi (sundoi nga viti 1902) që më vonë merret edhe si themelues i Arabisë Saudite (1932) ja arriti që të shkëputë nga kthetrat e Perandorisë Osmane, tokat e dinastisë dhe fisin e tij. Edhe ky po ashtu provoi që të përdorë fuqinë e lëvizjes reformuese islame për sulme ushtarake në Arabi. Fitorja vendimtare e tij ishte kundër dinastisë konkurrente, dinastisë së Hashemitëve të cilët mbanin nën sundim qytete e shenjta.
Me luftëra të tjera Arabia Saudite i bashkëngjitë territorit të saj pjesë tjera arabe gjatë vitit 1932. Burimet e Naftës dhe basenet e naftës kanë bërë që ky vend të ketë një rëndësi ekonomike dhe industriale në nivel botërorë.