Kali i Przewalski-t

Kali i Przewalski-t (Equus ferus przewalskii ose Equus przewalskii) i quajtur edhe takhi, kali i egër Mongol ose kali Dzungian, është një kal i rrallë dhe i rrezikuar me origjinë nga stepat e Azisë Qendrore. Pasi u zhduk në natyrë,ai është rifutur në habitatin e tij vendas që nga vitet 1990 në Mongoli në Parkun Kombëtar Khustain Nuruu, Rezervatin Natyror Takhin Tal dhe Khomiin Tal, si dhe disa zona të tjera në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. Megjithatë,statusi i zbutjes së këtyre kafshëve është vënë në pikëpyetje.Pozicioni i tij taksonomik është ende i debatuar, me disa taksonomistë që e trajtojnë kalin e Przewalski si një specie,të tjerë si nënspecie të kalit të egër ose një varietet i egër i kalit të zbutur. Ai është emëruar nga gjeografi dhe eksploruesi rus Nikołaj Przewalski.

Kali i Przewalskit është konsideruar prej kohësh i vetmi kalë i egër i mbetur, në kontrast me Mustangun amerikan ose Brumby australian, të cilët janë kuaj të egër që rrjedhin nga kafshët shtëpiake.Ky supozim u sfidua në vitin 2018 ,kur analizat e ADN-së së mbetjeve te kalit të lidhur me kulturën 5000-vjeçare Botai të Azisë Qendrore,zbuloi se kafshët ishin të prejardhjes Prezewalski.

Destinations