Context of Mali i Zi

Mali i Zi (në gjuhën malazeze: Crna Gora, Црна Гора) është një shtet i pavarur në Evropën juglindore. Laget nga Deti Adriatik në jugperëndim dhe kufizohet nga Kroacia në perëndim, Bosnja dhe Hercegovina në veriperëndim, Serbia në verlindje, Kosova në lindje, dhe Shqipëria në jug. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Podgorica, ndërsa Cetina njihet si qyteti i fronit.

Në shekullin IX, tre principata sllave ishin të vendosura në territorin e sotëm të Malit të Zi: Dukla, duke përfshirë gjysmën jugore, Travunia, në perëndim, dhe Rashka, në veri. Në vitin 1043, arkoni Stefan Vojislav udhëhoqi një kryengritje, e cila rezultoi në pavarësimin e Duklës nga Perandoria Bizantine dhe themelimin e dinastisë së Vojislavleviqëve. Pasi u sundua nga disa fuqi rajonale dhe nga Perandorisë Osmane në shekujt që pasuan, u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1918, e cila u pasua nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas shpë...Lexo akoma

Mali i Zi (në gjuhën malazeze: Crna Gora, Црна Гора) është një shtet i pavarur në Evropën juglindore. Laget nga Deti Adriatik në jugperëndim dhe kufizohet nga Kroacia në perëndim, Bosnja dhe Hercegovina në veriperëndim, Serbia në verlindje, Kosova në lindje, dhe Shqipëria në jug. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Podgorica, ndërsa Cetina njihet si qyteti i fronit.

Në shekullin IX, tre principata sllave ishin të vendosura në territorin e sotëm të Malit të Zi: Dukla, duke përfshirë gjysmën jugore, Travunia, në perëndim, dhe Rashka, në veri. Në vitin 1043, arkoni Stefan Vojislav udhëhoqi një kryengritje, e cila rezultoi në pavarësimin e Duklës nga Perandoria Bizantine dhe themelimin e dinastisë së Vojislavleviqëve. Pasi u sundua nga disa fuqi rajonale dhe nga Perandorisë Osmane në shekujt që pasuan, u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1918, e cila u pasua nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992, republika e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi së bashku themeluan një federatë, të quajtur Republika Federative e Jugosllavisë, e cila në vitin 2003 u riemërua si Serbia dhe Mali i Zi. Në bazë të referendumit për pavararësi të mbajtur më 21 maj 2006, Mali i Zi u shpall shtet i pavarur fale votuesve shqiptar qe jetojne ne te (9%) më 3 qershor të ati viti.

I kategorizuar nga Banka Botërore si një vend me të ardhura të mesme, Mali i Zi është anëtar i OKB-së, NATO-s, Organizatës Botërore të Tregtisë, OSBE-së, Këshillit të Evropës, dhe Bashkimit për Mesdheun.

More about Mali i Zi

Basic information
  • Currency Euro
  • Calling code +382
  • Internet domain .me
  • Mains voltage 230V/50Hz
  • Democracy index 5.77
Population, Area & Driving side
  • Population 612267
  • Area 13812
  • Driving side right
Kronollogjia
  • 2rightarrow (Nuvola colors).svg  Për më shumë informacione shikoni artikullin Historia e Malit të Zi

    Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran. Për të parën herë në burimet historike emri Mali i Zi u përmend në shekullin 13. Hapësira që quhej Mal i Zi paraqiste vetëm një krahinë gjeografike. Ai territor përfshinte hapësirën mes liqenit të Shkodrës dhe Llovqenit, që ishte pjesë e territorit të Duklës dhe Zetës. Ne gjysmën e dytë të shek. 15 në këtë hapësire zyrtarisht u formua shteti i quajtur Mali i Zi. Kishte sipërfaqen 1500 km². Me forcimin e Malit të Zi si shtet, sipërfaqja u rrit, kështu që kah fundi i shek. 18 dhe fillimi i shek. 19 u dyfishua. Ne betejën e Grahovës ne vitin 1858 Mali i Zi zyrtarisht fitoi kufirin me Turqinë dhe u rrit per 1500 km² territore te reja te çliruara. Mbas këtyre rezultateve Mali i Zi fitoi praninë ndërkombëtare në Kongresin e Berlinit më 1878 atëherë fitoi zgjerim territorial dhe sipërfaqja e Malit te Zi u bë 9475 km2. Në fillim të shekullit 20 mbas luftërave Ballkanike territori i Malit të Zi u rrit në 14000 km². Në kuadër të Malit te Zi hyri një pjesë e Sanxhakut të Pazarit të Ri, një pjesë e Rrafshit të Dukagjinit, Polimjes, si dhe një pjesë në juglindje të Podgoricës. Qytetet të cilat hynë nën Malin e Zi ishin: Plevël, Bellopojë, Beranë, Mojkoci, Koloshini, Pejë, Gjakovë. Nga viti 1918 Mali i Zi humbi statusin e shtetit dhe hyri në përbërjen e Mbretërise Serbo-Kroato-Sllovene. Më vonë ky shtet do të quhet Mbretëria e Jugosllavisë. Mbas Luftës së 2-të Botërore u formua RFD e Jugosllavisë (07.03.1945), në të cilën Mali i Zi ishte njëra nga gjashtë Republikat Federative. Atëherë territorit të Malit të Zi iu bashkangjit Gryka e Kotorrit....Lexo akoma

    2rightarrow (Nuvola colors).svg  Për më shumë informacione shikoni artikullin Historia e Malit të Zi

    Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran. Për të parën herë në burimet historike emri Mali i Zi u përmend në shekullin 13. Hapësira që quhej Mal i Zi paraqiste vetëm një krahinë gjeografike. Ai territor përfshinte hapësirën mes liqenit të Shkodrës dhe Llovqenit, që ishte pjesë e territorit të Duklës dhe Zetës. Ne gjysmën e dytë të shek. 15 në këtë hapësire zyrtarisht u formua shteti i quajtur Mali i Zi. Kishte sipërfaqen 1500 km². Me forcimin e Malit të Zi si shtet, sipërfaqja u rrit, kështu që kah fundi i shek. 18 dhe fillimi i shek. 19 u dyfishua. Ne betejën e Grahovës ne vitin 1858 Mali i Zi zyrtarisht fitoi kufirin me Turqinë dhe u rrit per 1500 km² territore te reja te çliruara. Mbas këtyre rezultateve Mali i Zi fitoi praninë ndërkombëtare në Kongresin e Berlinit më 1878 atëherë fitoi zgjerim territorial dhe sipërfaqja e Malit te Zi u bë 9475 km2. Në fillim të shekullit 20 mbas luftërave Ballkanike territori i Malit të Zi u rrit në 14000 km². Në kuadër të Malit te Zi hyri një pjesë e Sanxhakut të Pazarit të Ri, një pjesë e Rrafshit të Dukagjinit, Polimjes, si dhe një pjesë në juglindje të Podgoricës. Qytetet të cilat hynë nën Malin e Zi ishin: Plevël, Bellopojë, Beranë, Mojkoci, Koloshini, Pejë, Gjakovë. Nga viti 1918 Mali i Zi humbi statusin e shtetit dhe hyri në përbërjen e Mbretërise Serbo-Kroato-Sllovene. Më vonë ky shtet do të quhet Mbretëria e Jugosllavisë. Mbas Luftës së 2-të Botërore u formua RFD e Jugosllavisë (07.03.1945), në të cilën Mali i Zi ishte njëra nga gjashtë Republikat Federative. Atëherë territorit të Malit të Zi iu bashkangjit Gryka e Kotorrit. Kufijtë e sotshem të Malit të Zi janë konstatuar me 1945 në kuadër të RFD Jugosllavisë. Lulëzimin më të rëndësishëm territorial, shoqëror e kulturor, Mali i Zi përjetoi në kohën e pushtetit të familjes Petroviq-Njegosh. Mali i Zi mbas shpartallimit të RFS Jugosllavisë më 1992 mbeti në kuadër të RF Jugosllave, deri në vitin 2003 e pastaj së bashku me Serbinë krijoi bashkësinë Serbia dhe Mali i Zi, e cila egzistoi deri në vitin 2006. Në referendumin e 21 majit 2006 Mali i Zi u pavarësua dhe fitoi praninë ndërkombëtare. Gjatë historisë Mali i Zi ndërroi rregullimin shtetëror, ishte shtet i Vlladikës, i knjazit, mbretëri, republikë sociale. Sot simbas kushtetutës në fuqi është shtet parlamentar.

    Read less

Where can you sleep near Mali i Zi ?

Booking.com
490.181 visits in total, 9.198 Points of interest, 404 Destinations, 56 visits today.