Context of Praga

Praga është kryeqyteti i Çekisë, e njëkohësisht qyteti më i madh në vend dhe metropoli më i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë. Ai renditet i 14-ti për nga madhësia në listën e qyteteve më të mëdha të Bashkimit Europian. Aktualisht qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 496 km2 me popullsi prej rreth 1,3 milion banorësh. Zona metropolitane e Pragës kishte në vitin 2004 (sipas Eurostat) rreth 2 milionë banorë.

Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës. Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin-kështjellë më të madh në botë, është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4 009 000 turistë vizituan qytetin. Viti 2006 e renditi Pragën si qytetin e tetë më të vizituar në Evropë e 2007-a të shtatin dhe në vendin e 19-të në rang botëror. Pseudonimet për Pragën përfshijnë "qyteti i artë" dhe "...Lexo akoma

Praga është kryeqyteti i Çekisë, e njëkohësisht qyteti më i madh në vend dhe metropoli më i rëndësishëm historik i krahinës së Bohemisë. Ai renditet i 14-ti për nga madhësia në listën e qyteteve më të mëdha të Bashkimit Europian. Aktualisht qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 496 km2 me popullsi prej rreth 1,3 milion banorësh. Zona metropolitane e Pragës kishte në vitin 2004 (sipas Eurostat) rreth 2 milionë banorë.

Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës. Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin-kështjellë më të madh në botë, është pasuri e UNESCO-s. Pikërisht kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit. Në vitin 2007, 4 009 000 turistë vizituan qytetin. Viti 2006 e renditi Pragën si qytetin e tetë më të vizituar në Evropë e 2007-a të shtatin dhe në vendin e 19-të në rang botëror. Pseudonimet për Pragën përfshijnë "qyteti i artë" dhe "qyteti i njëqind majave". Ky i fundit u përdor për herë të parë nga historiani Josef Hormayer në fillim të shekullit 19-të. Në atë kohë këto maja i numëroi matematicienti e filozofi Bernard Bolzano, i cili arriti deri në 103 (duke përjashtuar ndërtesat private).

Where can you sleep near Praga ?

Booking.com
491.651 visits in total, 9.211 Points of interest, 405 Destinations, 124 visits today.