Context of Los Anxheles

Los Angeles, shqiptuar Los Anxheles, i njohur shpesh me inicialet LA, është qyteti i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara, qyteti më i populluar në shtetin amerikan të Kalifornisë, dhe qendra e qarkut Los Anxheles. I ndodhur në jug të Kalifornisë, Los Angeles është i njohur për klimën e tij mesdhetare, diversitetin etnik dhe si një qendër e madhe e industrisë amerikane të argëtimit. Los Angeles qëndron në një pellg të madh bregdetar rrethuar në tre anët nga male që arrijnë deri në mbi 3.000m.

Los Anxheles banohej nga fiset Chumash dhe Tongva. Ai u pretendua nga Juan Rodriguez Cabrillo për Spanjën në vitin 1542, së bashku me pjesën tjetër të asaj që do të bëhej më vonë Alta Kalifornia. Qyteti u themelua zyrtarisht më 4 shtator 1781, nga guvernatori spanjoll Felipe De Neve. Ai u bë pjesë e Meksikës në 1821 pas Luftës meksikane të Pavarësisë. Në vitin 1848, në fund të Luftës meksikano-amerikane, Los Anxheles dhe pjesa tjetër e Kalifornisë u blenë si pjesë e...Lexo akoma

Los Angeles, shqiptuar Los Anxheles, i njohur shpesh me inicialet LA, është qyteti i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara, qyteti më i populluar në shtetin amerikan të Kalifornisë, dhe qendra e qarkut Los Anxheles. I ndodhur në jug të Kalifornisë, Los Angeles është i njohur për klimën e tij mesdhetare, diversitetin etnik dhe si një qendër e madhe e industrisë amerikane të argëtimit. Los Angeles qëndron në një pellg të madh bregdetar rrethuar në tre anët nga male që arrijnë deri në mbi 3.000m.

Los Anxheles banohej nga fiset Chumash dhe Tongva. Ai u pretendua nga Juan Rodriguez Cabrillo për Spanjën në vitin 1542, së bashku me pjesën tjetër të asaj që do të bëhej më vonë Alta Kalifornia. Qyteti u themelua zyrtarisht më 4 shtator 1781, nga guvernatori spanjoll Felipe De Neve. Ai u bë pjesë e Meksikës në 1821 pas Luftës meksikane të Pavarësisë. Në vitin 1848, në fund të Luftës meksikano-amerikane, Los Anxheles dhe pjesa tjetër e Kalifornisë u blenë si pjesë e Traktatit të Guadalupe Hidalgo, duke u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara. Los Angeles u inkorporua si një bashki më 4 prill 1850, pesë muaj para se Kalifornia të behej shtet.

Los Anxheles është një qytet global me një ekonomi të shumëllojshme në argëtim, kulturë, media, fashion, shkencë, sport, teknologji, arsim, mjekësi dhe kërkim shkencor. Ai renditet i gjashti në Indeksin e Qyteteve Globalë dhe i 9-i në Indeksin e Fuqisë Ekonomike Globale. Qyteti është vendiie institucioneve të njohur që mbulojnë një gamë të gjerë të fushave profesionale dhe kulturore dhe është një nga motorët më të konsiderueshëm ekonomikë në Shtetet e Bashkuara. Los Angeles përfshin Hollivudin dhe udhëheq botën në krijimin e prodhimeve televizive, videolojrave, dhe muzikës së regjistruar. Ai është gjithashtu një nga më të medhenjtë në prodhimin e filmit. Los Anxheles priti Lojërat Olimpike Verore në vitin 1932 dhe 1984, dhe është aktualisht kërkuar për ato të vitit 2024

Where can you sleep near Los Anxheles ?

Booking.com
490.924 visits in total, 9.210 Points of interest, 405 Destinations, 6 visits today.