History of the United States ( Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës )

Banorët e parë të njohur në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara besohet të kenë ardhur aty gjatë një periudhe prej disa mijëra vitesh, e cila filloi diku rreth 15,000 - 50,000 vjet më parë, duke e kapërcyer Beringinë për në Alaskë. Prova të qarta të vendosjes së këtyre kulturave në territorin që më vonë do të bëhej ShBA datojnë prej 14,000 vite më parë.

Hulumtimet kanë zbuluar shumë për banorët e parë vendasë në Amerikën veriore siç shpejgohet nga Cyrus Thomas. Njerëzit e Kolombosit bënë zbarkimin e parë të dokumentuar të botë-vjetërsve në territorin e sotëm të Shteteve të Bashkuara kur arritën në Portoriko gjatë udhëtimit të tyre të dytë më 1493. Juan Ponce de León, i cili arriti në Florida më 1513, konsiderohet Evropiani i parë që shkeli pjesën kontinentale të Shteteve të Bashkuara, megjithëse sipas disa provave, John Cabot mund të ketë arritur Anglinë e re më 1498.

Në fillimet e tyre, Shtetet e Bashkuara përbëheshin nga trembëdhjetë koloni, që ishin shtetet e sotme që okupojnë po të njëjtin territor që kishin edhe kur ishin koloni Britanike. Kolonistët amerikanë i mposhtën Britanikët në Luftën Revolucionare Amerikane të viteve të 1770-ta dhe shpallën pavarësinë më 1776. Shtatë vite më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Parisit zyrtarisht ia njohu pavarësinë nga Britania e madhe. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, zgjerimi i territorit amerikan drejt perëndimit filloi, mbi besimin në Fatin e Manifestit, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do të okuponin të gjithë tokën e amerikës veriore nga lindja në perëndim, nga Oqeani Atlantik e deri tek ai paqësor. Më 1912, me hyrjen e Arizonës në Union, Shtetet e Bashkuara ia arritën qëllimit. Shtetet e Alaskës dhe Hawaiit u paranuan të dyja më 1959.

E ratifikuar më 1788, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara shërben si ligj suprem amerikan në organizimin e qeverisë; Gjykatës supreme është përgjegjëse për ligjin Kushtetues. Ka pasur mjaft përparim social prej shekullit të 19-të; këto zhvillime janë reflektuar gjerësisht në Kushtetutë. Skllavëria u ndalua më 1865 nga Amandamenti i Trembëdhjetë i Kushtetutës Amerikane; Amandamenti i Katërmbëdhjetë dhe Pesëmbëdhjetë që e pasuan atë garantonin shtetësi për të gjithë personat e natyralizuar brenda territorit të Shteteve të Bashkuara dhe të drejtë vote për personat e të gjatha racave. Në vitet e mëvonshme, të drejtat civile u zgjeruan për gratë dhe amerikanët me ngjyrë, pas lobimit të aktivistëve socialë.Amandamenti i Nëntëmbëdhjetë i Kushtetutës Amerikane ndaloi diskriminimin gjinor në të drejtëne votës; më vonë, Akti i të Drejtave të Njeriut i 1964 dënonte si krim ndarjen ose veçimin e personave sipas racave në vende publike.

Lexo akoma

Epoka Përparimtare shënoi një kohë të zhvillimit ekonomik të Shteteve të Bashkuara, duke u zhvilluar në Të njëzetat hungëruese (Roaring Twenties). Sidoqoftë, Rënia e Wall Street më 1929 çoi tek Depresioni i madh, një kohë e rënies ekonomike dhe papunësisë së lartë. Rrjedhimisht, qeveria amerikane themeloi "New Deal" (Marrëveshjen e re), një seri e reformave dhe programeve që kishin për qëllim të asistonin ata që prekeshin nga Depresioni. "New Deal" kishte sukses të ndryshueshëm. Siqodoftë, kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e dytë botërore në dhjetor 1941, ekonomia shpejt u rimëkëmb, madje aq sa ShBA-të u bënë superfuqi botërore në agim të Luftës së Ftohtë. Gjatë Luftës së ftohtë, SHBA-të dhe Bashkimi Sovjetik ishin dy superfuqitë e botës, por me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, Shtetet e Bashkuara mbetën superfuqia e vetme në botë. Stampa:TOClimit