Context of Turqia

Turqia ose Tyrqia (turqisht: Türkiye), zyrtarisht njohur si Republika e Turqisë (turqisht: Türkiye Cumhuriyeti), është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin Ballkanik në Evropë. Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore. Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje, me Irakun në juglindje dhe me Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Marmara, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Egjeu dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë. Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeografike e politike dhe strategjike përgjatë historisë.

Turqia ka qenë e banuar që në paleolit nga qytetërime të ndryshme të lashta anadoll...Lexo akoma

Turqia ose Tyrqia (turqisht: Türkiye), zyrtarisht njohur si Republika e Turqisë (turqisht: Türkiye Cumhuriyeti), është një shtet transkontinental në Euroazi, që shtrihet kryesisht në Azinë e Vogël dhe me një pjesë të vogël në Gadishullin Ballkanik në Evropë. Turqia është një republikë parlamentare, demokratike e sekulare me një trashëgimi të shumëllojshme kulturore. Turqia kufizohet me tetë vende: me Greqinë në perëndim; me Bullgarinë në veriperëndim; me Gjeorgjinë në verilindje; me Armeninë, Azerbajxhanin e Iranin në lindje, me Irakun në juglindje dhe me Sirinë në jug. Turqia në perëndim laget nga Deti Marmara, në veri nga Deti i Zi dhe në jug nga Deti Mesdhe. Bosfori, Egjeu dhe Dardanelet e ndajnë Trakinë dhe Azinë e Vogël; gjegjësisht Evropën dhe Azinë. Vendndodhja e Turqisë i ka dhënë asaj rëndësi gjeografike e politike dhe strategjike përgjatë historisë.

Turqia ka qenë e banuar që në paleolit nga qytetërime të ndryshme të lashta anadollake, siç ishin asirianët, greqishtfolësit antike, trakët, frigët, urartët dhe armenët. Pas pushtimit nga Leka i Madh, kjo trevë u helenizua, një proces që vazhdoi edhe gjatë Perandorisë Romake dhe gjatë kalimit në Perandorinë Bizantine. Selxhukët filluan mërgimin në këtë trevë në shekullin XI, duke filluar kështu procesin e turqizimit, që u përshpejtua pas fitores së selxhukëve ndaj bizantinëve në Betejën e Mancikertit në vitin 1071. Sulltanati i Rumit sundoi Azinë e Vogël deri në pushtimin mongol më 1243, kur u shpërbë në disa principata të vogla turke.

Në mesin e shekullit XIV, osmanët filluan të bashkojnë Anadollin dhe të krijojnë një perandori që do të përfshinte shumicën e Evropës juglindore, Azisë perëndimore dhe Afrikës veriore, duke u bërë kështu një fuqi e madhe në Euroazi dhe Afrikë gjatë fillimit të kohës së re. Perandoria Osmane arriti kulmin e fuqisë së saj në shekullin XVI, veçanërisht gjatë sundimit (1520–1566) të sulltan Sylejmanit të Madhërishëm. Ajo mbeti e fuqishme dhe pati ndikim të madh për dy shekuj, derisa dështime të rëndësishme si Lufta e madhe turke (1683–99) dhe Lufta ruso-turke (1768–74) e detyruan të heqë dorë nga territore strategjike në Evropë, duke sinjalizuar kështu humbjen e fuqisë ushtarake dhe pasurisë së dikurshme. Reforma e Tanzimatit e shekullit XIX, që kishte për qëllim modernizimin e shtetit osman, dëshmoi të jetë e papërshtatshme në shumicën e fushave dhe të ndalojë shpërbërjen e perandorisë. Në vitin 1876 u miratua kushtetuta osmane dhe u themelua parlamenti, i cili u pezullua nga sulltan Abdylhamidi II në vitin 1878, për tu rikthyer nga xhonturqit në vitin 1908. Po në atë vit, Bullgaria shpalli pavarësinë dhe Austro-Hungaria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën. Lufta italo-turke (1911–1912) nxiti Lidhjen e Ballkanit për të filluar Luftërat Ballkanike (1912–1913), të cilat i shkaktuan Perandorisë Osmane humbjen e shumicës së territoreve të mbetura në Evropë dhe shkaktoi fillimin e pastrimit etnik më të madh ndaj myslimanëve osmanë në Gadishullin Ballkanik që nga Lufta ruso-turke (1877-1878), duke rezultuar në shpërngulje masive të myslimanëve në drejtim të Azisë së Vogël. Zhgënjimet nga këto humbje sollën në grushtin e shtetit osman të viti 1913, ku vendi u vendos nën kontrollin e tre pashallarëve, të cilët vendosën t'i bashkohen Fuqive qendrore në Luftën e Parë Botërore (1914–1918), të cilët në fund të fundit u mundën nga Fuqitë aleate. Pas luftës, konglomerati i territoreve dhe popujve që formonin Perandorinë Osmane u shpërbë në disa shtete të reja.

Lufta turke për pavarësi (1919–1922), e nisur nga Mustafa Qemal Ataturku dhe kolegët e tij kundra Fuqive Aleate pushtuese, rezultoi në heqjen e monarkisë në vitin 1922 dhe themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1923, ku si kryetar i parë u zgjodh Ataturku.

Turqia është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, një anëtare e hershme e NATO-s dhe anëtare themeluese e OECD-ës, OSCE-së, G-20-s dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam. Pasi u bë një nga anëtaret e para të Këshillit të Evropës në vitin 1949, Turqia u bë një anëtare e asociuar e Bashkësisë Evropiane Ekonomike në vitin 1963, u anëtarësua në Bashkimin Doganor të Bashkimit Evropian në vitin 1995 dhe filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në vitin 2005. Ekonomia në rritje e Turqisë dhe nismat diplomatike të saj kanë çuar në njohjen e saj si fuqi rajonale.

More about Turqia

Basic information
  • Currency Lira turke
  • Native name Türkiye
  • Calling code +90
  • Internet domain .tr
  • Mains voltage 230V/50Hz
  • Democracy index 4.35
Population, Area & Driving side
  • Population 85372377
  • Area 783562
  • Driving side right
Kronollogjia
  •  
    Zgjerimi i Principatës në Perandori ndër shekuj
    Artikulli kryesor Historia e Turqisë

    Pjesa evropiane e Turqisë ka qenë gjithnjë një qendër ballkanike, ndërsa rreth viteve 552 në Azinë e Mesme formohet Paria më e vjetër sunduese e popujve turk. Nën udhëheqjen e Osmanit I, që udhëhoqi nga 1299-s deri në 1326-n, turqit e ardhur nga Turkstani (Azia e Mesme) çlirohen nga selxhukët (edhe këta racë turke) dhe formojnë Turqinë e vjetër apo Perandorinë Osmane e cila në shekullin XIV / XV u zgjerua përtej ishullit ballkanik. Sulltan Mehmedi II që udhëhoqi nga 1451-1481 arrin të marrë në dorë Kostandinopojën (Stambolli) që kishte mbetur si enklavë e rrethuar nga zgjerimi. Ndërsa Sulltan Selimi I që udhëhoqi perandorin nga 1512-a deri në 1520-n, e ngriti Stambollin në qendër të perandorisë së vet dhe pas pushtimit të Sirisë dhe Egjiptit (Misirin) në 1517-n e merr edhe nderin e Kalifit.

    Sulltan Sylejmani që udhëhoqi nga 1520-a (deri në 1566-n) gjatë viteve 1526-1541 pushton pjesën më të madhe të Hungarisë dhe në 1529-n e rrethon Vjenën. Deri në këtë kohë perandoria osmane kishte shtrirë sundimin e plotë apo kishte futur në ndikimin e vetë pjesë të mëdha të Azisë dhe Afrikës. Nën perandorin në këtë kohë gjendeshin ndër të tjerat edhe viset e bregut veriorë të Detit të Zi, Armenia, Mesopotamia, Arabia, Tripolitania, Tunizia dhe Algjeria.

    ...Lexo akoma
     
    Me hyrjen në luftë të Rusisë kundër perandorisë osmane e cila gjendej në luftë me perandorinë Austro-Hungareze, sundimi osman fillon të lëkundet në pjesën evropiane. Në të njëjtën kohë ndikimi i kundërshtarëve në Parinë lokale të Ballkanit shkaktoi konflikte të brendshme në Perandorinë Osmane. Kështu nga këto Pari në shekullin e XIX formohen popuj krishterë sllavë si serbët, bullgarët dhe ortodoksët greqishtfolësit të cilët përdoren për luftimin e brendshëm të perandorisë. Bosnja dhe Hercegovina bie në dorë të Austro-Hungarisë në 1878-n, Pasha i Egjiptit gjithnjë e më shumë i ikën ndikimit të Sulltanit. Në pjesën lindore të Turqisë paraqitet problemi i armenëve, të cilin sulltani e zgjidhi me ashpërsi, në Mesdhe, Italia e pushton Tripolaninë (Tripoli, Libi) në 1911/1912-n. Dhe së fundi në Ballkan, lufta e I ballkanike e ngushton sundimin Osmanë në Trakinë lindore (Rumelinë).

    Reforma e Xhonturqve (turqit e rijnë) bëri që ata ta marrin sundimin mbi perandorin. Në luftën I botërore, perandoria hyn në luftë në anën e boshtit të fuqive të mesme. Më 1917/18-n prapë në lindje paraqitet problemi i armenëve, i cili përsëri zgjidhet me ashpërsi. Me marrëveshjen e Severes (Séveres) në 1920-n kufiri i perandorisë ngushtohet në Anatoli dhe i duhej ta njihte sundimin grek të Izmirit. Mirëpo Mustafa Kemal Pasha (më vonë Ataturku) në krye të forcave çlirimtare turke e dëboi ushtrinë e grekëve dhe aleatët në 1921/22-n nga Azia e Vogël dhe me Paqen e Luzianës (Lausanne) në 1922-n përfundon sundimi i sulltanit (aktualisht ishte Mehmedi VI).

    Në 1923-n thirret republika dhe president i parë i saj shpallet Mustafa Kemal Ataturku, ndërsa në 1924-n shpallet i pavlefshëm edhe Hilafeti. Ataturku ndërmerr reforma të shumta në bazë të zhvillimeve evropiane. Në luftën II botërore, Turqia i shpalli luftë Gjermanisë në shkurt të 1945-s, gati pas përfundimit të luftës. Në 1952-shin anëtarësohet në NATO dhe në 1955-n së bashku me Britaninë e Madhe, Irakun, Iranin dhe Pakistanin krijojnë paktin e quajtur Pakti i Bagdadit. Me ShBA-në në mars të 1959-s vendos një marrëveshje të sigurisë së mbrojtjes bilaterale.

    Pas tërheqjes së Irakut nga Pakti i Bagdadit, në 1959-n formohet CENTO. Në vitin 1960, ndodh një puç ushtarak dhe pas miratimit të kushtetutës së 1961-s, në 1965-n vjen qeveria e S. Demirelit, të cilën në 1971-shin armata turke e detyron të japë dorëheqje. Pas zgjedhjeve dhe lehtësimit të gjendjes së jashtëzakonshme (shtetrrethimit) pasojnë dy puçe ushtarake në 1974-n dhe 1980-n. Në 1982-shin, populli miraton një kushtetutë të re me të cilën përsëri instalohet një demokraci parlamentare dhe në 1983-shin mbahen zgjedhjet e lira.

    Gjatë vitit 1974, pas konfliktit në Qipro, trupat turke marrin nën mbrojtje pjesën veriore. Luftimi i Partisë së Kurdëve për Pavarësi (PKK) në Turqi dhe Irak, pas vitit 1991 merr përmasa më të gjera dhe në 1999-n, kapet udhëheqësi i kësaj partie A. Yçalani (Öcalan) i cili gjykohet me vdekje për disa aksione terroriste. Pas kësaj PKK-ja tërhiqet nga lufta e armatosur dhe vepron në Irak.

    Tendencat për një republikë islame të toleruar gjatë qeverisjes së Nexhmetin Erbakanit nga viti 1996-1997, nën ndikimin e opinionit dhe armatës turke u ndaluan. Pas vitit 1999 paraqiten afrimet në politikën me kundërshtarin e përhershëm Greqinë dhe pjesën jugore të Qipros. Nga fundi i po këtij viti merr statutin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nga 1993-shi deri në 2000-shin president i shtetit ishte Demireli dhe nga 2000-shi A. N. Sezeri, nga 1999-a kryeministër ishte B Eçeviti (B. Ecevit). Sot Turqia eshte Republikë Parlamentare.

    Read less

Phrasebook

Ju lutem
Lütfen
Ju jeni të mirëpritur
Rica ederim
Uji
su
Gëzohem që u njohëm
Tanıştığıma memnun oldum
Tualeti
Tuvalet
Ku eshte tualeti?
Tuvalet nerede?
më vjen keq
üzgünüm
Ndihmë!
Yardım!
e ndaluar
Yasaklı

Where can you sleep near Turqia ?

Booking.com
491.420 visits in total, 9.211 Points of interest, 405 Destinations, 46 visits today.